Home / Lajme / Maqedoni / 3000 kërkesa për legalizime në Tetovë

3000 kërkesa për legalizime në Tetovë

24 gusht- Gjatë ditës së hënën numri i kërkesave për marrjen e lejes për legalizim të objekteve pa leje ka arritur në 3 mijë. Sipas përgjegjësve për pranimin e kërkesave dhe dhënien e lejeve, deri të hënë janë dhënë një numër i vogël i lejeve, edhe atë 50 leje janë dhënë.

Në komunën e Tetovës, bëjnë të ditur se sa vjen e ngelet më pak kohë deri në përfundim të afatit për legalizimin e objekteve pa leje, aq më shumë rritet edhe interesimi i qytetarëve. Kështu tregojnë në komunën e Tetovës, nga ndërmarrja Geoinzhenjering dhe nga sektori i urbanizmit. Gjatë ditës së hënën numri i kërkesave për marrjen e lejes për legalizim të objekteve pa leje ka arritur në 3 mijë. Sipas përgjegjësve për pranimin e kërkesave dhe dhënien e lejeve, deri të hënë janë dhënë një numër i vogël i lejeve, edhe atë 50 leje janë dhënë. Megjithatë kjo sipas Skender Palloshit, udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm do të rregullohet këtyre ditëve pasi që lëndët janë në përfundim e sipër dhe shumica e kërkesave do të marrin dritë të gjelbërt. Tetova llogaritet ndër qytetet me më shumë objekte pa leje apo që logariten si ndëërtime të egra, ndërsa problem me ndërtimet pa leje përkatëse përgjegjësit e urbanizmit gjithnjë i kanë theksuar vitet pas të 90-ve, ku filloi të ndërtohet me të madhe në Maqedoninë Perendimore në veçanti në Tetovë.Së fundmi përgjegjësit për urbanizëm në komunën e Tetovë, gjithnjë e kanë përsëritur kërkesën për sjelljen e një ligji që do të legalizonte objektet pa leje, pasi që është ritheksuar disa herë se komunat nuk kanë kapacitete që të rënojnë objektet e tilla dhe të kompenzojnë pronarët.Nga sektori për urbanizëm bëjnë të ditur se në të kaluarën kanë qenë diku rreth 900 lëndë për ndërtime pa leje që e rangonte Tetovën në mesin e qyteteve me më shumë ndërtime pa leje. Pak para sjelljes së këtij ligji, kryeshefi i urbanizmit në komunën e Tetovës, Skender Palloshi, tha se qëndrimi unanim i komunave ka qenë që të mos ketë kufizime, në çfarë objekti, në çfarë madhësie, apo çfarë lartësie do të ketë objekti i cili duhet të legalizohet, por kriteri i vetëm të jetë, a mundet ato objekte në aspekt urbanistik të trajtohen dhe të vendosen në plane urbanistik. Me sjelljen e ligjit për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi pronarët do të kenë mundësi që të legalizojnë të njejtit për 1 euro metër katrorë, ndërsa afati skadon në fillim të muajit shtator. Në qytetin e Tetovës pritet që të marrin dritë jeshile nga sektori i urbanizmit mbi 3000 objekte të egra.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *