Home / Lajme / Maqedoni / 4 të vdekur në aksidentin afër Fierit, shuhet familja e tërë

4 të vdekur në aksidentin afër Fierit, shuhet familja e tërë

13 gusht-Dalja ka rezultuar fatale e për pasojë kanë gjetur vdekjen katër persona, që të gjithë anëtarë të një familje, përkatësisht cifti i bashkëshortëve, Pëllumb Ismaili, 55 vjeç e Anife Ismaili, 52 vjeç dhe dy djemtë e tyre, Ajet dhe Ismail Ismaili.

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmë në fshatin Mollas të rrethit të Fierit i mori jetën katër anëtarëve të së njëjtës familje.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se një automjet me targa italiane, në të cilin udhëtonin 5 persona ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Dalja ka rezultuar fatale e për pasojë kanë gjetur vdekjen katër persona, që të gjithë anëtarë të një familje, përkatësisht cifti i bashkëshortëve, Pëllumb Ismaili, 55 vjeç e Anife Ismaili, 52 vjeç dhe dy djemtë e tyre, Ajet dhe Ismail Ismaili.

E plagosur ka mbetur Suela Ismaili, bashkëshortja e njërit prej dy djemve të familjes Ismaili. Mësohet se familja Ismaili është nga fshati Gorishovë, po i rrethit të Fierit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e para për zbardhjen e plotë të saj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *