Home / Lajme / Maqedoni / Afati i dytë i provimeve për maturën shtetërore të shtunën dhe të hënën, regjistrime për shkolla të mesme dhe në fakultet javën e ardhshme

Afati i dytë i provimeve për maturën shtetërore të shtunën dhe të hënën, regjistrime për shkolla të mesme dhe në fakultet javën e ardhshme

10 gusht-Maturantët që e kanë dhënë maturën shtetërore në qershor javën e ardhshme mund të konkurrojnë për regjistrim në fakultet. Afati i parë për paraqitje është më 16 dhe 17 gusht, i dyti më 1 dhe 2 shtator, ndërsa afati i tretë ku do të ketë vende të lira është më 15 shtator, kur edhe do të fillojë viti i ri akademik.

Afati i dytë për testim për provimet nga matura shtetërore për nxënësit që në qershor nuk e kanë dhënë ose jo në tërësi është më 13 dhe 16 gusht. Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore të provimeve, kompetente për organizim dhe zbatim të maturës shtetërore, në afatin e gushtit ka 1.928 fletëparaqitje.

Të shtunën nga ora 10:00, 320 kandidatë do ta japin provimin gjuhë amtare (shqipe, maqedonase ose turke) dhe letërsi. Të martën nga ora 10:00 është dhënia e provimit të lëndës së dytë eksterne sipas përzgjedhjes së nxënësit – matematikë ose gjuhë e huaj (angleze, franceze, gjermane ose ruse) për arsim gjimnazist, gjegjësisht filozofi ose estetikë për maturantët nga shkollat artistike.

Për gjuhë të huaj janë paraqitur 1.309 kandidatë, për matematikë niveli themelor 296, për estetikë ose filozofi tre kandidatë, ndërsa nuk ka të paraqitur për matematikë niveli avancues. Rezultatet nga testimi i gushtit për të dy lëndët do të bëhen të ditura deri në fund të muajit.

Në afatin e qershorit u arrit nota mesatare 3,3 që është rezultati më i mirë gjatë tre viteve të kaluara, prej kur në Maqedoni jepet matura shtetërore.

Maturantët që e kanë dhënë maturën shtetërore në qershor javën e ardhshme mund të konkurrojnë për regjistrim në fakultet. Afati i parë për paraqitje është më 16 dhe 17 gusht, i dyti më 1 dhe 2 shtator, ndërsa afati i tretë ku do të ketë vende të lira është më 15 shtator, kur edhe do të fillojë viti i ri akademik.

Javën e ardhshme, më 18 gusht, është edhe afati i dytë, i gushtit për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në arsimit e mesëm në shkollat ku kanë mbetur vende të lira pas dy paraqitjeve në afatin regjistrues të qershorit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vende të lira janë 15.415 dhe ka në të gjitha komunat në Maqedoni. Prej tyre, 3.951 vende ka në arsimin gjimnazist, (1.166 për gjuhë shqipe, 2.543 për gjuhë maqedonase, 203 për turke, 34 për gjuhë serbe dhe pesë vende për përsëritës).

Në shkollat e mesme profesionale 11.313 vende të lira janë (4.018 për mësim në gjuhën shqipe, 6.892 në gjuhën maqedonase, 336 për gjuhën turke dhe 67 vende për përsëritës). Në shkollat për arsim artistik ka vende për 126 nxënës (70 vende për mësim në gjuhën shqipe dhe 56 për gjuhën maqedonase). Në gjimnazin e sportit “Metodija Mitevski-Brico” në Shkup ka 25 vende të lira (për 19 nxënës në gjuhën shqipe dhe 19 në gjuhën shqipe).

Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 19 gusht. Konkursi për vitin 2011/2012 ofron 35.394 vende të lira në 1.041 paralele. Këto janë 10.000 vende më shumë nga numri i përgjithshëm i nxënësve që kanë kryer tetëvjeçaren (25.152 sipas të dhënave të MASH-it).

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *