Home / Lajme / Maqedoni / Ageler: Besimi bëri një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndëretnike

Ageler: Besimi bëri një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndëretnike

19 gusht-“Me implementimin e këtij sistemi informatik logjistik drejtuesit e lartë të ministrisë dhe ushtrisë do të marrin informata momentale për materialet që disponojnë, shpërndarjen e materialeve, do të përshpejtohen dhe përmirësohen procedurat për furnizim”, tha Violeta Velevska, ‘Infinite Solutions’.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Shkup Brian Aggeler lavdëroi ministrin e mbrojtjes Besimi, për nderimin që u bëri ditë më parë ‘branitellave’ të rënë gjatë 2001-shit. Sipas Ageler, ky akt paraqet një hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Ndërkaq për ministrin Besimi, veprimi i tillë dëshmon angazhimin për një vend multi-etnik, më afër NATO-s dhe BE-së. Ai tha se vetëm duke respektuar të kaluarën mund të ndërtohet e ardhmja këtij vendi.

“Duke nderuar ushtarët e rënë gjatë konfliktit të 2001-shit, Ministri bëri një hap të rëndësishëm në promovimin e harmonisë në marrëdhëniet ndëretnike në vend, prandaj ne i përshëndesim përpjekjet e tij në këtë drejtim”, tha Brajan Ageler, Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve.

“Ashtu si në të kaluarën në funksione të ndryshme shtetërore siç kam respektuar edhe vendet ku ka të rënë shqiptarë të vitit 2001 edhe nga ky pozicion unë do të shfrytëzoj mundësinë të respektoj të gjithë ata edhe në Sellcë të Tetovës, edhe në Vaksincë edhe në Orizarë edhe rastet tjera për të rënët e L.D.B edhe të rënët e vitit 2001, siç ishte dita e djeshme, dhe çdo gjë që do të thotë respekt i asaj që nënkupton ndërtim i një mirëbesimi për një Maqedoni më të mirë dhe më të sigurt në NATO dhe BE”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

Këto komente u bënë gjatë solemnitetit të sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku SHBA-të ndanë një donacion 5,8 milion eurosh për mbështetje logjistike. Ky sistem do të përmirësojë efikasitetin dhe shpejtësinë në punën e këtij dikasteri, transparencë më të madhe gjatë furnizimeve publike si dhe do të mundësojë kursime prej rreth 2 milion eurosh në vit.

“Vizioni i këtij programi ishte avancimi i rëndësishëm, transformimi dhe modernizimi i ushtrisë në Maqedoni. Mendoj se ky projekt e vendos Maqedoninë në rend të parë të lidershipit në Ballkan dhe NATO”, tha Jason Baret, Financier, HP enterprise services.

“Me implementimin e këtij sistemi informatik logjistik drejtuesit e lartë të ministrisë dhe ushtrisë do të marrin informata momentale për materialet që disponojnë, shpërndarjen e materialeve, do të përshpejtohen dhe përmirësohen procedurat për furnizim”, tha Violeta Velevska, ‘Infinite Solutions’.

Projekti është realizuar përmes kompanive HP Enterprise Servises dhe Infinite Solutions si partner lokal. Me këtë projekt siç theksoi ministri i Mbrojtjes, Maqedonia tani është një hapë më pranë NATO-s.(Alsat-M)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *