Home / Lajme / Maqedoni / Agjencinë e Zbulimit pritet ta drejtoj një shqiptar ?!

Agjencinë e Zbulimit pritet ta drejtoj një shqiptar ?!

10 gusht-Megjithatë vendimi se kush do të zëvendësojë drejtorin e Agjencisë së zbulimit Aleksandar Bocinov, Erold Musliu apo Sinisha Aleksoski mbetet të duart e presidentit Ivanov. Vendimi pritet të merret së shpejti.

Pasi ngelen pa Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe Drejtorinë e Sigurimit publik, shqiptarët me gjasë të marrin Agjencinë e zbulimit që është nën ingerencë të presidentit. Siç mëson ALSAT M nga burime të saj, presidenti Gjorge Ivanov mendon që për njeri të parë të këtij Agjencioni të vendos kuadër shqiptar nga brenda institucionit. Bëhet fjalë për Erold Musliun punonjës me përvojë shumë vjeçare në këtë fushë, por pengesë e vetme që eventualisht mund t’i paraqitet në këtë synim të tij Ivanovit mund të jetë kundërshtimi i partnerit shqiptar të koalicionit qeveritar BDI të cilët nuk janë konsultuar fare për këtë qëllim të tij. Megjithatë presidenti Ivanov në rast të këtillë veç më ka menduar edhe për variantin rezervë. Nëse kundërshtohet Musliu atherë shqiptarët nuk do të marrin në drejtim as këtë institucion të sigurisë. Atherë si varijant rezervë dhe i sigurt i presidentit për drejtor të Agjencisë së zbulimit është këshilltari i tij nën hije për çështje të sigurisë ish shefi i njësitit Alfa Sinisha Aleksoski. Nga BDI nuk komentojnë asgjë për momentin rreth kësaj teme. Ndryshe shqiptarët edhe pse pritnin nuk arritën të marrin asnjë nga drejtoritë e sigurisë gjatë bisedimeve për formimin e Qeverisë së re. Pasi nuk morën Ministrinë e brendshme BDI në bisedimet me VMRO DPMNE-në nuk arriti të marrë as Drejtorin e sigurimit dhe kundërzbulimit institucion të cilin vazhdon të udhëheq Sasho Mijallkov a as Drejtorin e sigurimit publik në krye të së cilës ngeli Lupco Todorovski. Megjithatë vendimi se kush do të zëvendësojë drejtorin e Agjencisë së zbulimit Aleksandar Bocinov, Erold Musliu apo Sinisha Aleksoski mbetet të duart e presidentit Ivanov. Vendimi pritet të merret së shpejti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *