Home / Lajme / Rajon / AKSH rikthehet me ultimatum për Thaçin dhe Jahjagën

AKSH rikthehet me ultimatum për Thaçin dhe Jahjagën

21 gusht-
FASHE pohon se këtë gjë “nuk e kemi dëshiruar dhe as nuk dëshirojmë që të ndodhë; sepse pikërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 10 maj 2011 ne shpallëm Pezullimin e Përkohshëm të strukturave tona luftarake, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH)”.

Kthehet në skenë AKSH-ja. Nëpërmjet një deklarate për agjencinë e lajmeve nga Tirana “NOA” dhe me emër të ristrukturuar, AKSH ka thënë se do të hyjë të luftojë në veri të vendit nëse deri më 30 shtator nuk krijohet ushtria e Kosovës.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE), i kanë dërguar një kërkesë ultimative Presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaçi që deri më 30 shtator, të krijojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

“Pjesë e saj do të duhet të jenë: Armata e Republikës së Kosovës (ARK) dhe Policia e Kosovës”, ka thënë në një prononcim për agjencinë NOA, në emër të Komandës Supreme të FASHE, zëdhënësi politik, Dr. (Kolonel) Sazan Toplica.

Ai paralajmëroi se nëse kjo kërkesë publike e FASHE nuk do merret në konsideratë, “do të injorohet nga Zonja Jahjaga dhe edhe nga z. Thaçi, atëherë Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE) do të detyrohen të rifillojnë veprimet e tyre luftarake në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”.

FASHE pohon se këtë gjë “nuk e kemi dëshiruar dhe as nuk dëshirojmë që të ndodhë; sepse pikërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 10 maj 2011 ne shpallëm Pezullimin e Përkohshëm të strukturave tona luftarake, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH)”.

FASHE thotë se kjo ndërprerje u bë “me qëllimin e vetëm që institucionet më të larta të Republikës së Kosovës ta kenë kohën e mjaftueshme për konsolidimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)”.

“Por një gjë e tillë nuk ndodhi”, thuhet në prononcimin e zëdhënësit politik, Sazan Toplica. /Telegrafi

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *