Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë- shpëtojnë vëlla e motër

Aksident i rëndë- shpëtojnë vëlla e motër

19 gusht-Duke lëvizur me veturën “Golf”, me targa të Ohrit, nga drejtimi i Ohrit për në Strugë, në këtë udhëkryq, në rrethana të pandriçuara, Xh.Ll. (20), nga Ohri, ka dalë jashtë korsisë dhe ka goditur shtyllat e udhëtreguesve dhe të sinjalizimit në këtë udhëkryq.

Në udhëkryqin Strugë-Qafë Thanë-Dibër-Ohër, ka ndodhur një aksident i rëndë, por vetëm me dëme materiale dhe me lëndime të lehta trupore.

Duke lëvizur me veturën “Golf”, me targa të Ohrit, nga drejtimi i Ohrit për në Strugë, në këtë udhëkryq, në rrethana të pandriçuara, Xh.Ll. (20), nga Ohri, ka dalë jashtë korsisë dhe ka goditur shtyllat e udhëtreguesve dhe të sinjalizimit në këtë udhëkryq.

Për fat të mirë, në momentin e goditjes, janë hapur të ashtuquajturit “airbag”, që ka amortizuar dhe ka parandaluar lëndime më të rënda të Xh.Ll. dhe bashkëudhetares së tij, të motrës A.Ll.

Pas aksidentit, ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Spitalin e qytetit në Strugë, ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore, dhe është konstatuar se kanë pësuar vetëm lëndime të lehta trupore. Është shkaktuar dëm material dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë përfaqsuesit e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Strugë, për ndriçimin e plotë të rastit

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *