Home / Lajme / Maqedoni / Aksidente më pak, të lënduar më shumë

Aksidente më pak, të lënduar më shumë

24 gusht-Në aksidentet e sivjetshme në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, jetën e kanë humbur 8 persona, prej tyre pesë në Tetovë dhe tre në Gostivarë. Në një raport të policisë së Tetovës, bëhet e ditur se dëmi material i përgjithshëm nga aksidentet vetëm në rajonin e Tetovë llogaritet të jetë mbi 20 milion denarë.

Në Tetovë dhe Gostivarë, viteve të fundit janë duke u rregjistruar më pak aksidente trafiku dhe numri i tyre sa vjen e zvogëlohet. Megjithatë shqetësuese ngelet ende numri i lartë i vdekshmërisë dhe personave të lënduar në aksidente. Sipas raporteve policore
662 aksidente trafiku janë rregjistruar në gjashtë muajt e parë të këtij viti,. Në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar ka numër më të vogël të aksidenteve edhe atë për 166. Prej numërit të përgjithshëm 47 akisdente kanë ndodhur në rajonin e Tetovës, ndërsa 192 në Gostivar. Në aksidentet e sivjetshme në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, jetën e kanë humbur 8 persona, prej tyre pesë në Tetovë dhe tre në Gostivarë. Në një raport të policisë së Tetovës, bëhet e ditur se dëmi material i përgjithshëm nga aksidentet vetëm në rajonin e Tetovë llogaritet të jetë mbi 20 milion denarë. “Ajo që është karrakteristikë edhe për këtë gjashtë mujorë është se shumica e aksidenteve edhe këtë vit janë vetëm me dëme materiale, ndërsa shkak për ndodhjen e tyre janë, tejkalimi i parregullt, mospërshtatja e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë, etj. Shumica e aksidenteve të trafikut kanë ndodhur gjatë ditës së hënë dhe të premte, ndërsa periudha më fatkeqe për drejtuesit e veturave ka qenë prej 16.00 deri në 18.00 dhe prej 20.00 deri ora 22.00”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski. Vitin e kaluar (2010) numri i përgjithshëm i aksidenteve të trafikut në Pollog ka qenë 1882, ose 16 përqind më pak se vitin 2009. Ndërkaq, në vitin 2009, ka pasur për 15 përqind më pak aksidente në krahasim me 2008. Sipas Josifovskit, shifrat tregojnë se numri i aksidenteve në rajonin e Tetovës dhe më gjërë është në ulje e sipër, por, ende mbetet i lartë numri i të lënduarve dhe të vdekurve ende është në nivel të njejtë, por ndonjëherë edhe më I lartë. Policia së këndejmi apelon që vozitësit të jenë më të kujdesshëm gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, pasi që në të kundërtën ata rrezikojnë veten e tyre dhe Ndërkohë që policia ka bërë të ditur se edhe numri i vjedhjeve të veturave ka shënuar rënie në Tetovë. Gjatë gjahstë muajve të kaluar sipas policisë së Tetovës, janë vjkedhur 26 vetura, shumica e tyre janë gjetur dhe janë kthyer tek pronarët e vërtetë. Gjatë vitit të kaluar (2010), janë vjedhur 33 vetura, ndërsa në 2009 ishin vjedhur 64 vetura. Edhe në dy vitet paraprake shumica e veturave janë gjetur dhe janë kthyer tek pronarët e mëhershëm. Ndërkaq, në këtë kaluarën në më shumë raste vidheshin veturat e tipit Golf por në dy vitet e fundit vidhet çka mundet apo më mirë thënë, hajnat vjedhin veturat të cilat pronarët i lënë me dyer hapur gjatë natës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *