Home / Lajme / Rajon / Aktakuzë ndaj Lushtakut e Hotit

Aktakuzë ndaj Lushtakut e Hotit

16 gusht-“Fushata është iniciuar dhe udhëhequr nga një gazetë në periudhën maj-qershor 2009 pas një raporti kritik televiziv, që gazetarët e transmetuan në Televizionin e Kosovës. Prokurorët e EULEX-it, janë përgjegjës për rastin që prej janarit 2010. Aktakuza është ngritur nga një prokuror i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot. EULEX-i mund të konfirmojë se Sami Lushtaku dhe Rexhepi Hoti janë në mesin e të akuzuarve”, thotë zyra për media e EULEX-it.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe botuesit të gazetës Infopress, Rexhep Hotit si dhe 4 personave të tjerë, që janë të dyshuar për përfshirje në një fushatë mediale të kërcënimeve serioze dhe shpifjeve kundër Jeta Xharrës, udhëheqëse e emisionit “Jeta në Kosovë”.

Lajmin e ka konfirmuar për Kohavision misioni i EULEX-it. “Fushata është iniciuar dhe udhëhequr nga një gazetë në periudhën maj-qershor 2009 pas një raporti kritik televiziv, që gazetarët e transmetuan në Televizionin e Kosovës. Prokurorët e EULEX-it, janë përgjegjës për rastin që prej janarit 2010. Aktakuza është ngritur nga një prokuror i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot. EULEX-i mund të konfirmojë se Sami Lushtaku dhe Rexhepi Hoti janë në mesin e të akuzuarve”, thotë zyra për media e EULEX-it.

Kohavision mëson se në mesin e të akuzuarve është edhe Qani Mehmedi. I kontaktuar nga Koha Visioni, Sami Lushtaku ka thënë se nuk është në dijeni për këtë aktakuzë ngase është në pushim. Por ai ka shtuar se nuk e ka problem një gjë të tillë, sepse është mësuar të ngritën aktakuza ndaj tij.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *