Home / Lajme / Maqedoni / Amerika me qëndrime të njëjta për emrin

Amerika me qëndrime të njëjta për emrin

16 gusht-Ai është shprehur se gjatë bisedës me shefin e ri të diplomacisë ka theksuar se SHBA-ja angazhohet që të mos ngec përparimi i Maqedonisë drejt euro-integrimeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot e priti Filip Rikerin, zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për Evropën Jugore dhe Qendrore.

Poposki, siç kumtoi kabineti i tij, gjatë bisedimeve theksoi se bashkëpunimi i suksesshëm dhe trendi pozitiv zhvillues i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësore mes Maqedonisë dhe SHBA-së do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme nëpërmjet intensifikimit të mëtejmë të dialogut politik bilateral në të gjitha nivelet, si dhe përforcimit të bashkëpunimit multilateral. Ai e theksoi interesin afatgjatë të Qeverisë së Maqedonisë për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve strategjike të partneritetit me SHBA – në mike në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Me qëllim të marrjes më të shpejtë të ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ministri, siç tha, pret mbështetje edhe më të përforcuar nga ana e SHBA-së në suaza të Aleancës, veçanërisht para Samitit të ardhshëm që duhet të mbahet në Çikago, në maj të viti 2012.

Shefi diplomacisë e theksoi pozitën e Maqedonisë për dialog konstruktiv dhe gjetjen më të shpejtë të zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit me Greqinë fqinje e cila do të nënkuptojë ruajtjen e plotë të identitetit kombëtar dhe dinjitetit.

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror, Riker i përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera dhe dialogun politik të vazhdueshëm mes dy shteteve, duke shprehur kënaqësinë nga angazhimi profesional i tij i deritanishëm në Maqedoni. Ai e theksoi mbështetjen e fortë dhe parimore amerikane për proceset integruese euroatlantike në shtetin tonë. E përshëndeti kontributin e rëndësishëm në vend për sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit, përmes pjesëmarrjes në misionet paqësore ndërkombëtare, kontributin të cilin SHBA-ja, tha, veçanërisht e vlerëson.

Riker shfaqi shpresë se Republika e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të vazhdoj me proceset reformuese dhe zhvillimin e standardeve, si dhe zgjidhjen e çështjes të emrit me qëllim të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave për inkuadrim në BE.

Duke iu falënderuar për angazhimin e deritanishëm profesional gjatë ushtrimit të misionit ambasador i SHBA-së në vend, Poposki i uroi Rikerit për funksioni e ri duke shpresuar se interesi i tij dhe mbështetja e tij për rajonin e Evropës Juglindore dhe Republikën e Maqedonisë do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *