Home / Sport / Andonov rritkhehet në Renovë

Andonov rritkhehet në Renovë

‘Po është e vërtetë se kemi arritur marëveshje me Andonovin dhe ai është lojtar i ri i yni. Kemi bashkëpunuar edhe më herët dhe vlerësojmë se kualiteti i tij mund të ndihmojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit. Kemi firmosur marëveshje një vjeçare dhe shpresojmë që të jemi të kënaqur me këtë bashkëpunim’, deklaroi drejtori sportiv i Renovës Lirim Sahiti.

Skuadra e Renovës në dy javët e para të kampionatit të ri ka grumbulluar 3 pikë, duke regjistruar një fitore dhe një humbje. Ekipi në përgjithsi luan mirë, megjithatë mos-realizimi i rasteve para portave kundërshtare është paraqitur si mangësi e madhe. Ky problem së fundmi i kushtoi skuadrës disfatë 2:1 në ndeshjen në Kratovë, edhe pse Renova kishte mundësi që edhe të fitojë ndeshjen. ‘Ne në çdo ndeshje luajmë për fitore, mirëpo ndodh që edhe të pësosh. Janë gjëra që ndodhin, mirëpo sinqerisht mendoj se rezultati real do të ishte barazimi. Kishim mundësi shumë të mira në fund të takimit, mirëpo mos-efikasiteti na kushtoi disfatë’, sqaron përshtypjet e tij nga ndeshja në Kratovë, drejtori sportiv i Renovës Lirim Sahiti. Pikërisht për eliminimin e mangësive të paraqitura në ekip në dy ndeshjet e para sezonale, drejtuesit e Renovës kanë vendosur të përforcojnë sulmin e skuadrës, duke angazhuar në ekip Marjan Andonovin. ‘Po është e vërtetë se kemi arritur marëveshje me Andonovin dhe ai është lojtar i ri i yni. Kemi bashkëpunuar edhe më herët dhe vlerësojmë se kualiteti i tij mund të ndihmojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit. Kemi firmosur marëveshje një vjeçare dhe shpresojmë që të jemi të kënaqur me këtë bashkëpunim’, tha Sahiti. Për Andonovin ky është rrikthim në taborin e Renovës, ku luajti vite më parë, ndërsa për të do të jetë qëndrimi i tretë në Tetovë, pasi në ndërkohë vitin e kaluar ishte pjesë e Shkëndijës. Së fundmi Andonov luajti në kampionatin bullgar te Lokomotiv Sofia, prej ku vjen në Renovë. Ndërkoë sa i përket postit të trajnerit, që ka mbetur i zbrazët pas largimit të teknikut kosovar Bylbyl Sokoli, drejtori i Renovës tha se për momentin nuk ka ndryshim. ‘Jo s’ka kurfarë ndryshimi dhe të them të drejtën për momentin as nuk kemi menduar në atë drejtim. Pra mbetet Bujar Islami nën drejtimin e skuadrës, ndërsa do të shohim në periudhën që pason nëse do të ketë risi në këtë drejtim. Ne përgatitemi maksimalisht për ndeshjet që na presin dhe së pari të shtunën shpresojmë në fitore kundër Bregallnicës, për të lënë pas humbjen nga Sileksi’, përfundoi Lirim Sahiti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *