Home / Lajme / Rajon / Autori pranon se është maqedonas

Autori pranon se është maqedonas

14 gusht-Zbulimi i këtij grupi i cili ka bërë krimet monstruoze është bërë nga një i ri me origjinë rumune, i cili ishte një nga viktimat, por që ka arritur që të dalë nga gropa ku ishte varrosur dhe të informojë organet e rendit. Sipas fjalëve të tij, autori i krimeve monstruoze kishte qenë i njohur me familjen e të riut rumun dhe se ai disa herë ishte shoqëruar me ta, kishte kërkuar para borxh dhe se rregullisht i kishte kthyer ato, duke arritur besimin tek familja.

I dyshuari kryesor për krimet monstruoze në Hungari për varrimin për së gjalli deri tani të gjashtë personave të zbuluar është deklaruar vetë se është maqedonas. Drejtori i zyrës kombëtare për hetime, Zoltan Çizner deklaroi se personi i cili dyshohet se është udhëheqës i grupit prej 6 përsonave të cilët kanë kryer krimet në rrethinën e Budapestit në afërsi të lumit Çepel ka deklaruar se është maqedonas.

Mirëpo kjo ende nuk është vërtetuar nga policia për faktin se i dyshuari nuk ka pasur asnjë dokument identifikues.

Zbulimi i këtij grupi i cili ka bërë krimet monstruoze është bërë nga një i ri me origjinë rumune, i cili ishte një nga viktimat, por që ka arritur që të dalë nga gropa ku ishte varrosur dhe të informojë organet e rendit. Sipas fjalëve të tij, autori i krimeve monstruoze kishte qenë i njohur me familjen e të riut rumun dhe se ai disa herë ishte shoqëruar me ta, kishte kërkuar para borxh dhe se rregullisht i kishte kthyer ato, duke arritur besimin tek familja.

Mediat duke u thirrur në dëshminë e të riut kanë raportuar se monstra një ditë kishte ftuar të riun për një birrë dhe shoqërim tek një çift në thellësi të malit në periferi të Budapestit dhe se më pas, rumuni është sulmuar, i janë lidhur duart dhe se është hedhur në gropën e thellë. Sulmuesit i kanë marrë kartën bankare dhe kanë detyruar ate që ti jap kodin e saj. Por, pasi që është hedhur dhe mbuluar, i riu ka arritur që të dal nga humnera, ku më pas është përleshur me qenin roje të vrasësve mizor dhe ka arritur që të shkojë në shtëpi. Ai më pas ka dalur në rrugë dhe se me ndihmën e një thirrje telefonike nga një celular të huazuar ka njoftuar policinë.

Njësitet e specializuara policore hungareze dyshojnë se mund të jenë më shumë viktima që janë groposur nga vrasësit monstruoz.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *