Home / Lajme / Botë / Bankat ‘krijojnë panikë’ për ta shmangin reformën

Bankat ‘krijojnë panikë’ për ta shmangin reformën

31 gusht-Veç më tre vite, pas krizës bankare në vjeshtën e vitit 2008, Britania e Madhe ende nuk mundet t’i rregullojë punët me institusionet e mëdha financiare, deklaroi Kejbël për gazetën londineze.

Ministri britanik i biznesit Vins Kejbël i akuzoi sot bankat britanike se “krijojnë panikë në tregun financiar” vetëm për ta shmangur reformimin e sistemit bankar. Në bisedime për “Tajms”-in londinez, ministri i cili para se të hyjë në politikë ka punuar në qendrën financiare londineze Siti, thotë se punonjësit bankar e shfrytëzojnë dhe e keqpërdorin krizën aktuale në eurozonë, në përpjekje që t’i anulojnë ndryshimet sistemore në këtë sektor, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Sipas Kejbël, turbulencat financiare dhe ekonomike, që ndodhën gjatë kësaj vere, krijuan një situatë dhe ofruan masa që u mundësojnë bankave të ndjehen më të sigurta se kurdoherë deri më tani, edhe pse reformimi i sistemit që e rregullon punën e tyre, është i domosdoshëm.

Veç më tre vite, pas krizës bankare në vjeshtën e vitit 2008, Britania e Madhe ende nuk mundet t’i rregullojë punët me institusionet e mëdha financiare, deklaroi Kejbël për gazetën londineze.

Mediat londineze konfirmojnë se rreth reformimit të sistemit bankar ka “dallime të mëdha dhe mosmarrëveshje” mes Kejbël dhe ministrit të Financave Xhorxh Ozborn, për të cilin konfirmohet se ka ndikim më të madh mbi kryeministrin Dejvid Kameron. Ozborn konsideron se nuk duhet të shpejtohet me ndryshimet, përderisa lobi i madh bankar kryen presion mbi Dauning stritin 10 të mos ketë asnjë reformim.

Sipas sqarimit të tyre, ekonomia e dobët britanike dhe vështirësitë e bankave të mëdha evropiane urdhërojnë nevoja nga masat për përmirësim, e jo për ndryshime në rregullimin e punës së bankave.

Qeveria qysh vitin e kaluar, krijoi një komision special i cili duhet të përpunojë masa që nuk do të lejojnë asnjëherë më të përsëritet rasti i vitit 2008, kur bankat private ishin të shpëtuara nga falimentimi me para buxhetore

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *