Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Tetovës, ballafaqohen me mungesë të ujit

Banorët e Tetovës, ballafaqohen me mungesë të ujit

21 gusht-Drejtori i ndërmarrjes publike Komunale, ‘Tetova’, shprehet se zgjidhje ka dhe kjo pritet që së shpejti të realizohet. Bëhet fjalë për projektin e ujësjellësit i cili vite me radhë ka ngelur për disa kilometra pa u përfunduar. Por për zgjidhjen e problemit duhet të kyçet edhe pushteti qendror, thotë drejtori Ajet Murati

Banorët e lagjeve periferike të Tetovës dhe të banesave të kateve të larta ankohen për mungesë të ujit madje edhe për 23 orë brenda ditës ndërkohë që në vendbanimet tjera më të ulëta ndërprerje të ujit ka nga 4 orë në ditë. Banorët kërkojnë nga strukturat udhëheqëse që ta mbajnë premtimet e dhëna për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm që ka rënduar jetën e tyre në veçanti tani gjatë verës kur vendi është përfshirë nga i nxehti afrikan.
“Ujë, në këto lagje që janë më lartë apo në periferi të Tetovës ujë nuk kemi përveç që vjen nga ora 2 e natës, pra nga 24 orë mund të planifikojmë se një orë ka ujë. Uji duhet qenë problemi që do zgjidhet një herë e përgjithmonë por e shihni edhe vet s’ka zgjidhje sot e kësaj dite”
“Katastrofë është puna me ujin, s’ka ujë, ky problem është dashur jo deri tani por më herët të zgjidhet thonë kanë filluar të punojnë lartë , pastaj ka s’ka të holla nuk mundemi të merremi vesh”
“Mendoj se më duhet të zgjidhet ky problem se jemi në malin Sharr dhe duhet të kemi mjaft ujë”
Drejtori i ndërmarrjes publike Komunale, ‘Tetova’, shprehet se zgjidhje ka dhe kjo pritet që së shpejti të realizohet. Bëhet fjalë për projektin e ujësjellësit i cili vite me radhë ka ngelur për disa kilometra pa u përfunduar. Por për zgjidhjen e problemit duhet të kyçet edhe pushteti qendror, thotë drejtori Ajet Murati
“Na duhen edhe 12 kilometra që të finalizohet projekti për prurjen e ujit nga Mali Sharr. Jemi koshientë dhe e dimë se jetojmë nën Malin Sharr dhe ndoshta qytetarët nuk e meritojnë një gjë të tillë duke pasur parasysh se Mali Sharr është përplot me ujë, por ne duhet ta justifikojmë besimin e qytetarëve”, tha Ajet Murati , drejtor i NPK ‘Tetova’.
Përveç mungesës së infrastrukturës adekuate furnizimi me ujë vështirësohet edhe për faktin e keqpërdorimit të tij nga ana e banorëve dhe subjekteve të ndryshme afariste. Autoritetet disa herë kanë apeluar që deri në zgjidhjen e problemit, banorët të mbajnë llogari dhe të mos e përdorin ujin pa arsye të veçantë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *