Home / Sport / Barcelona fiton Superkupën e Evropës

Barcelona fiton Superkupën e Evropës

Skuadra tash për tash më e mirë në rruzullin tokësor, Barcelona, i është gëzuar trofeut të dytë në edicionin e ri. Pas Superkupës së Spanjës, djelmoshat e drejtuar nga Pep Guardiola iu kanë gëzuar edhe trofeut të Superkupës së Evropës.

Barcelona ka mposhtur portugezët e Portos 2-0, për të fituar trofeun e radhës atë të Super Kupës së Evropës, që zhvillohet tradicionalisht në Monte Carlo. Ndeshja nisi me një dominim të vogël nga portugezët gjatë minutave të parë kur krijuan disa raste përmes sulmuesit Hulk, por gjërat u baraspeshuan kur Barca shfrytëzon mirë gabimin e mbrojtjes së Portos derisa Messi nuk gaboi nga afërsia dhe shënoi 1-0.

Pjesa e dytë pati jo pak raste për të dyja skuadrat por Barcelona përkundër rasteve shumë herë u gjend në pozitë jashtë loje. Një situatë ku nxiti reagimin e lojtarëve të Portos ishte në minutën 76-të kur gjyqtari nuk referoi penallti, pas një ndërhyrje që bëri Abidal brenda zonës së rreptësisë. Transferi i ri Fabregas u fut në ndeshje në minutën e 80-të, por i mjaftoi që të realizoi 2-0.

Si do që të jetë, ky është trofeu i dytë brenda pak javësh për Barcelonën pasi fitoi edhe Super Kupën e Spanjës. Barca ishte fitues i Super Kupës së Evropës edhe para dy vitesh kur mposhti Shachtar Donetskin, golin e vonshëm të Pedros, 1-0.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *