Home / Lajme / Maqedoni / BDI- PDSH përplasen për ligjin për noterë

BDI- PDSH përplasen për ligjin për noterë

19 gusht-‘A jeni të njoftuar me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat sa është numri i notarëve në Maqedoni, me siguri se jo. Nga 172 notare në Maqedoni vetëm 19 janë shqiptar ‘, tha Zijadin Sela, PDSH.

Ndryshimet në ligjin për noterë kanë përplasur deputetët e BDI-së dhe PDSH-së. Edhe pse ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të qytetarëve të verbër, deputeti Zijadin Sela u interesua të dijë se si do ta realizojnë atë të drejtë qytetarët shqiptar të kësaj kategorie dhe sa është numri i noterëve shqiptar. Debatet se kush dhe çfarë ka bërë në të kaluarën nxitën edhe reagimin e deputetit Talat Xhaferi.

‘A jeni të njoftuar me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat sa është numri i notarëve në Maqedoni, me siguri se jo. Nga 172 notare në Maqedoni vetëm 19 janë shqiptar ‘, tha Zijadin Sela, PDSH.

‘Kisha pas dëshirë të më tregoni se sa është rritur përqindja e noterëve, pasi ne jemi përfaqësues të subjekteve politike, në periudhën 2006-2008’., tha Blerim Bexheti ministër i drejtësisë.

Opozita votoi kundër këtyre ndryshimeve dhe kërkoi tërheqjen e ligjit pasi këto ndryshime sipas tyre diskriminojnë qytetarët e tjerë.

‘Në qoftë se, me të vërtetë do të tregoni vendosmëri për të qenë ministër pa direktiva të dikujt tjetër tërhiqni këtë ligj dhe jepni propozim ligj tjetër ku të paktën është e drejtë humane dhe shumë njerëzore që çdo qytetar të paktën qytetarët shqiptar të cilët jeton në këtë shtet dhe janë në numër goxha të madh të kenë të drejtën që deklaratat dhe shërbimet në noter t’i shkruajnë në gjuhën e tyre amtare shqipe’, tha Zijadin Sela, PDSH.

‘Ne kemi qasjen, angazhimin, përkushtimin për përdorimin e gjuhës shqipe dhe gjithsesi se në një të ardhme të shpejt edhe këtu do të ketë konkret një plan aksionar konform ligjit që mundëson përdorimin e gjuhës shqipe’, tha Blerim Bexheti ministër i drejtësisë.

Anëtarët e komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndemjet bashkësive sot mbështetën unanimisht edhe ndryshimet në Kodin Penal me të cilat sanksionohen autorët që rekrutojnë, nxitin, organizojnë, strehojnë apo trafikojnë persona në shtetet anëtare të BE.
RDK ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara të Kodit Penal nga Qeveria e Maqedonisë që ndëshkojnë azilkërkuesit, kryesisht shqiptarë.

Deputeti i kësaj partie, Izet Zeqiri deklaroi se kjo Qeveri në vend që të fokusohet në masat preventive për këtë kategori të varfër të qytetarëve, ajo po përgatitet për aplikimin dhe ushtrimin e masave represive me dënime drakonike.

“Duke parë dispozitat e Kodit të propozuar penal, aty vërehen se ata që rekrutojnë, nxisin, strehojnë dhe bartin njerëz në vendet e BE-së për çështje azili do të dënohen jo më pak se 4 vite burg, ndërsa me dispozitat e tjera prej 5 deri në 8 vite burg. Këto ndryshime janë të papranueshme, të dëmshme dhe kundër parimeve kryesore të një shteti demokratik, siç proklamohet Republika e Maqedonisë. Këto ndryshime janë politike dhe nuk kanë bazë juridike. Lidhur me këto ndryshime propozuesi nuk thirret në kushtetutë në asnjë nen të saj lidhur me këto ndryshime, që do të thotë se këto ndryshime nuk janë në harmoni me kushtetutën”, theksoi deputeti Zeqiri.

Ai ka vlerësuar se sipas nenit 27 të Kushtetutës, alineja 2 “çdo qytetar ka të drejtë ta lëshojë territorin e RM dhe të kthehet në RM. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj vetëm në rastet kur është e nevojshme me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Maqedonisë, zhvillimin e procedurës penale dhe mbrojtje të shëndetit të njerëzve”.

Sipas tij, këto ndryshime janë edhe në kundërshtim me Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri ka vlerësuar se efektet në parandalimin e keqpërdorimit të liberalizimit të vizave janë shpërndarja e materialeve propagandistike me sqarime të aktiviteteve dhe lëvizjes së lirë pa viza.

“Të domosdoshme dhe të pranueshme janë edhe aktivitetet e Ministria e Punëve të Brendshme, madje edhe zbatimi i masave më rigoroze, siç është konfiskimi i pasaportës, ndalimi për të udhëtuar jashtë vendit për të gjithë personat që dyshohet se kanë keqpërdorur liberalizimin e vizave por jo edhe dënimet drakonike ashtu siç janë propozuar në ndryshimet e Kodit penal”, theksoi deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *