Home / Lajme / Maqedoni / Berisha kërkon lirimin e të rinjve që njoftuan “vdekjen” e tij.

Berisha kërkon lirimin e të rinjve që njoftuan “vdekjen” e tij.

18 gusht-“Posterat në fakt nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj kryeministrit, por ishin thjesht përsëritje e radhës së sindromit obsesiv mortor të skenaristit të tyre, zotit Rama, që ushqen dhe ngushëllon veten duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e katër të rinjve, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, pasi u kapën nga policia e Tiranës duke ngjitur postera ku njoftohej vdekja e kryeministrit Berisha.
Kreu i qeverisë është shprehur se të rinjtë nuk kanë shprehur mendimin e tyre dhe e ka akuzuar kreun e opozitës, Edi Rama, si autor e porositës të këtyre posterave.

“Posterat në fakt nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj kryeministrit, por ishin thjesht përsëritje e radhës së sindromit obsesiv mortor të skenaristit të tyre, zotit Rama, që ushqen dhe ngushëllon veten duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *