Home / Lajme / Maqedoni / Besimi kurora lulesh pranë bustit të ushtarëve maqedonas të rënë në 2001

Besimi kurora lulesh pranë bustit të ushtarëve maqedonas të rënë në 2001

17 gusht-Besimi është funksionari i parë i lartë i BDI-së që ka nderuar një bust përkujtimor të ngritur në nder të ushtarëve maqedonas të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi sot pasdite ka vendosur kurora lulesh pranë bustit të ushtarëve maqedonas të vrarë në vitin konfliktin e vitit 2001, të ashtuquajtur “branitellat”.

Kjo ndodhi sot para Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë me rastin e shënimit të Ditës së Armatës – 18 gushti.

Besimi është funksionari i parë i lartë i BDI-së që ka nderuar një bust përkujtimor të ngritur në nder të ushtarëve maqedonas të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Me rastin e ditës së ARM-së nga shtabi i përgjithshëm ishin organizuar disa aktivitete dhe stërvitje ushtarake.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *