Home / Lajme / Botë / Brejvik: Ja si i vrava 69 vetë

Brejvik: Ja si i vrava 69 vetë

15 gusht-Prokurorët e mbajtën më shumë se tetë orë në ishull atë. Brejvik nuk shfaqi asnjë emocion pse po kthehej në skenën ku kishte kryer masakrën. Edhe pse e kanë pyetur për më shumë se 50 orë, ai sërish ka qenë i qetë, bashkëpunues dhe ka treguar gjërat në detaje, tha një prokuror.

Me gishtin e drejtuar si një armë, monstra që vrau 69 njerëz në një kamp të rinjsh në Norvegji, i ka treguar policisë se si i ka qëlluar viktimat e tij.
Me një jelek antiplumb veshur për ta mbrojtur nga ndonjë hakmarrje dhe me një litar nga pas, për të mos u arratisur, Anders Brejvik zbarkoi në ishullin e masakrës për të rindërtuar skemën e vrasjes.
Prokurorët e mbajtën më shumë se tetë orë në ishull atë. Brejvik nuk shfaqi asnjë emocion pse po kthehej në skenën ku kishte kryer masakrën. Edhe pse e kanë pyetur për më shumë se 50 orë, ai sërish ka qenë i qetë, bashkëpunues dhe ka treguar gjërat në detaje, tha një prokuror.
Ka dyshime se Brejvik i ka telefonuar policisë ditën e masakrës dhe ka kërkuar të dorëzohet, por policia nuk ia ka kthyer pas telefonatat.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *