Home / Sport / Cana, usta për gjithçka

Cana, usta për gjithçka

8 gusht-Mund të luajë ose në çift me Ledesman ose i vetëm përpara mbrojtjes, kur do të kemi një mesfushë me tre lojtarë. Mundet edhe të luajë si mesfushor krahu, por problemi i vetëm është se varet nga fakti se kush është kundërshtari”, tha Reja.

Blerja e Lorik Canës nga klubi italian Lazio ka prodhuar shumë polemika jo vetëm brenda klubit, por edhe mes specialistëve dhe tifozëve, të cilët e kishin parë atë si një nga përforcimet më të mira të klubit romak gjatë këtij afati kalimtar të futbollistëve. Në shënjestër të kritikave u vu trajneri Edy Reja, pasi mendohej se ai nuk po i gjente dot vendin e duhur shqiptarit në mesfushë.

Më në fund ka reaguar vetë trajneri për t’i dhënë fund këtyre polemikave. Në një intervistë për “Skysport 24”, ai ka deklaruar se Cana ka luajtur si mbrojtës qendre me Shqipërinë, por ai është një mesfushor qendre. “Mund të luajë ose në çift me Ledesman ose i vetëm përpara mbrojtjes, kur do të kemi një mesfushë me tre lojtarë. Mundet edhe të luajë si mesfushor krahu, por problemi i vetëm është se varet nga fakti se kush është kundërshtari”, tha Reja.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *