Home / Lajme / Maqedoni / Çashule: Ahmeti, i mençur dhe diplomat

Çashule: Ahmeti, i mençur dhe diplomat

5 gusht-Evropa dhe Ballkani sërish rrezikojnë të hyjnë në një fazë të re të trazirave. Paqja në pjesën juglindore të kontinentit evropian, sërish vihet në pikëpyetje nga vënia në zbatim e planeve ogurzeza të Serbisë dhe Akademisë së Shkencave të Beogradit, përfshirë këtu edhe të politikanëve kuazi të moderuar serb, për ndarjen e Kosovës.

Çdo ndarje e Veriut të Kosovës, do të ketë reperkusione në tërë rajonin e Ballkanit. Në rast të një zhvillimi të këtillë të ngjarjeve në Veri, as Maqedonia nuk do të mund të anashkalohet nga efekti domino. Ekspertë dhe analistë, konstatojnë bashkërisht se Ballkani ende ndodhet nën tensionin e shpërthimit të fuçisë së barutit, shkruan gazeta FAKTI.

Evropa dhe Ballkani sërish rrezikojnë të hyjnë në një fazë të re të trazirave. Paqja në pjesën juglindore të kontinentit evropian, sërish vihet në pikëpyetje nga vënia në zbatim e planeve ogurzeza të Serbisë dhe Akademisë së Shkencave të Beogradit, përfshirë këtu edhe të politikanëve kuazi të moderuar serb, për ndarjen e Kosovës.

Deklarata e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, se në rast të ndarjes së Veriut të Mitrovicës, nuk do të garantonte paqe në Maqedoni, ka trazuar opinionin maqedonas, shkruan FAKTI. Mediet maqedonase, e komentojnë në mënyra të ndryshme paralajmërimin e Ahmetit për destabilizimin e vendit, si efekt domino nga ndryshimi i kufijve të Kosovës, ndërsa nuk mungojnë as reagimet partiake.

Analisti dhe ish-ambasadori, Sllobodan Çashule, e quan si “diplomatike dhe të mençur” deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, se në rast të ndarjes së Veriut, nuk mund të ruajë paqen në Maqedoni.

Çashule është nga të rrallët analistë maqedonas, që thotë se Ahmeti ka të drejtë kur flet në këtë mënyrë, pasi ai realisht nuk mund të garantojë për stabilitetin në Maqedoni, duke përçuar kështu një mesazh deri tek faktori ndërkombëtar se, “ndarjet janë të papranueshme, pasi politika shqiptare në Maqedoni nuk mund të menaxhojë me trazirat e mundshme

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *