Home / Sport / Çka po ndodh me Shkëndijën?

Çka po ndodh me Shkëndijën?

‘Shkëndija është në krizë, mirëpo edhe më herët ka ndodhur që të jemi në situatë të këtillë. Këto janë gjëra normale në futboll dhe ne duhet të punojmë për të tejkaluar këtë moment të keq. Mendoj se nuk ka shumë hapsirë për fjalë, na duhet vetëm punë serioze dhe maksimale, për të lënë pas humbjet që përjetuam në këtë fillim sezoni’, deklaroi mes tjerash kryetrajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Diçka po ndodh me skuadrën e Shkëndijës?! Kampionët në fuqi nuk munden të gjejnë veten në fillim të sezonit të ri, kur nga tre ndeshje të zhvilluara kanë përjetuar dy humbje. Skuadra e cila vjen me seri prej 21 ndeshje pa disfatë nga sezoni i kaluar, dorëzohet pa hezitim në dy transfertat e para të sezonit të ri, duke shfaqur formë dhe angazhim brengosës të futbollistëve. Të humbësh nuk është gjë tragjike, pasi kjo u ndodh edhe skuadrave më të forta europiane, mirëpo të mos angazhohesh aspak për të shmangur disfatën është element që duhet të shqyrtohet mirë në taborin ‘kuqezi’. Futbollistët duhet të kuptojnë se titulli i kampionit nga sezoni i shkuar i takon të së kaluarës dhe se ky është një sezon i ri, në të cilin kërkohet tjetër sukses. Apo mos vallë futbollistët janë ‘ngopur’ dhe s’kanë motiv për lojë, pasi tani më janë kampionë?! Nëse është kështu janë gabim, por gabim janë edhe nëse vlerësojnë veten si yje. Yll bëhesh me kontuinitet disa-vjeçar të sukseseve dhe shkëlqimeve dhe jo me një titull të fituar, ku kush e di se cili ishte më meritor, ndërsa është mëkat të hedhësh gjithçka në erë, kur një vit më herët prek majën e suksesit. ‘E patë edhe vetë që gjatë gjithë ndeshjes kishim iniciativë dhe dominim në lojë, mirëpo mungon përfundimi i rasteve para portës kundërshtare. Megjithatë unë nuk dua ti ik përgjegjësisë dhe kriza që kemi është evidente, këtë nuk mund ta mohoj’, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili megjithatë shprehet optimist për tejkalimin e kësaj situate. ‘Shkëndija është në krizë, mirëpo edhe më herët ka ndodhur që të jemi në situatë të këtillë. Këto janë gjëra normale në futboll dhe ne duhet të punojmë për të tejkaluar këtë moment të keq. Mendoj se nuk ka shumë hapsirë për fjalë, na duhet vetëm punë serioze dhe maksimale, për të lënë pas humbjet që përjetuam në këtë fillim sezoni’, shtoi Osmani. Shkëndija kundër Rabotniçkit megjithë kualitetin e padiskutueshëm, në rrethana të çuditshme lejoi që të humbë ndeshjen, duke përjetuar në fund disfatë të thellë. Mungesa e angazhimit dhe disiplinës në përmbushjen e detyrave të parashtuara nga stafi teknik sjell në rezultat negative dhe ‘kuqezinjtë’ patjetër të ndryshojnë diçka sa më shpejtë, para se të jetë shumë vonë. ‘Ajo që thoni ju është e vërtetë. Përsëris se unë nuk i ik përgjegjësisë sime, mirëpo disa gjëra duhet ndryshuar në skuadër. Këto ditë pres takim me drejtuesit e klubit, ku do të shpalosim gjërësisht ndodhitë dhe rezultatet e fundit, për të gjetur së bashku një zgjidhje e cila do të kthente skuadrën në binarët e duhur. Unë nuk dyshoj se Shkëndija ka kualitet për të qenë përsëri në kreun e tabelës’, përfundoi trajneri i skuadrës kampione, Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ pas stërvitjes relaksuse të së dielës, të hënën kishin ditë të lirë, ndërsa prej sot u kthehen detyrave për vazhdimin e kampionatit. Së pari të mërkurën Shkëndija do të përballet me Ohrid Loten në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ndërsa më pas në kampionat si vendas do luajë me Napredokun.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *