Home / Lajme / Maqedoni / Çmimi shtetëror ‘Nënë Tereza’ për Sami Nuredinin dhe Shoqatën për fibrozë cistike

Çmimi shtetëror ‘Nënë Tereza’ për Sami Nuredinin dhe Shoqatën për fibrozë cistike

26 gusht-Çmimin e dorëzoi kryetari i Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza”, Mitko Maxhunkov, i cili në fjalimin para të pranishmive tha se “nëse dëshirojmë të kërkojmë fjalë që e mbulon veprimtarinë e Nënës Terezë dhe e lartëson atë mbi shumicën e njerëzve tjerë në botë, atëherë është pikërisht ajo fjalë – mëshirë”.

Çmimi shtetëror “Nënë Tereza” për realizime të posaçme të rëndësishme në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në solemnitet iu dorëzua Sami Nuredinit dhe Shoqatës për fibrozë cistike.

Çmimin e dorëzoi kryetari i Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza”, Mitko Maxhunkov, i cili në fjalimin para të pranishmive tha se “nëse dëshirojmë të kërkojmë fjalë që e mbulon veprimtarinë e Nënës Terezë dhe e lartëson atë mbi shumicën e njerëzve tjerë në botë, atëherë është pikërisht ajo fjalë – mëshirë”.

Kryetarja e Shoqatës për fibrozë cistike, Snezhana Bojçin pas marrjes së çmimit shtetëror “Nënë Tereza”, tha se kjo për ta është nder i madh dhe janë klrenarë për të, duke i marrë parasysh simbolikën dhe veprën e madhe të humanitares dhe nobelistes Nënë Tereza.

Njëzetvjeçari Sami Nuredini, i cili vitin e kaluar u gjuajt në ujërat e lumit Vardar që t’ia shpëtojë jetën një vajze të re, pas marrjes së çmimit tha se i vjen shumë mirë që e ka fituar çmimin.

“Dëshiroj të gjithë të jenë humanë”, tha Nuredini dhe shtoi se edhe më tej do të vahzdojë me vepra të tilla humane

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *