Home / Lajme / Maqedoni / Daniel Server: Ndarja e Ballkanit ka përfunduar

Daniel Server: Ndarja e Ballkanit ka përfunduar

13 gusht-
“Në rast se mendoni se keni problem në Maqedoni, është mirë që të shkoni në pjesën e Mitrovicës dhe të shihni se çfarë janë dallimet etnike. Për fat të keq, banorët serbë të pjesës së Mitrovicës nuk arritën të adaptohen në atë pjesë”, tha Server.

Çdokush që mendon se Maqedonia do mundej pa Marrëveshjen e Ohrit, vetëm mashtrohet, tha eksperti akademik dhe ligjerues për menaxhment të konflikteve Daniel Server në fjalimin e tij në Konferencën kushtuar 10-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, që mbahet në Ohër.

“Ndarja e Ballkanit ka përfunduar, tani duhet të punohet që shtetet t’i pranojnë të drejtat e qytetarëve në vendet e tyre. Kjo është shtylla e integrimit të vendit. Maqedonia nuk është ishull që konfliktet eventuale të mbeten vetëm aty. Çdo konflikt do të reflektohej në më tepër vende të Ballkanit. Sinqerisht në rast se qeveria ime nuk më trajton sikurse qytetarët tjerë, atëherë edhe unë do të ndihesha i diskriminuar dhe i pakënaqur”, tha Server.

Ai në fjalimin e tij përmendi edhe zhvillimet në më tepër vende të Ballkanit. Duke folur për situatën politike në veri të Kosovës, analisti amerikan tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë syçelë në ruajtjen e qetësisë.

“Në rast se mendoni se keni problem në Maqedoni, është mirë që të shkoni në pjesën e Mitrovicës dhe të shihni se çfarë janë dallimet etnike. Për fat të keq, banorët serbë të pjesës së Mitrovicës nuk arritën të adaptohen në atë pjesë”, tha Server.

Duke u përqëndruar në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Server tha se e ka të qartë se si e ka emrin vendi i jonë, por Greqia është ajo e cila e ka të drejtën e vetos.

“Aspak nuk ekziston dilemë tek unë se si e ka emrin vendi juaj, por kështu nuk mendon Greqia, e cila ka të drejtën e vetos në NATO dhe BE. Kjo çështje nuk është e lehtë, Ballkani duhet të reintegrohet, nuk dëshiroj të shtirem se kjo çështje nuk është e rëndësishme, por integrimi në NATO dhe BE ka çmimin e vet dhe dobi për qytetarët. Liderët e vendit tuaj duhet të bëjnë krahasim se çfarë do të thotë NATO-ja dhe BE-ja për vendin tuaj”, tha Server.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *