Home / Lajme / Maqedoni / Dënim me kusht personave të përfshirë në rrahjen në Kala

Dënim me kusht personave të përfshirë në rrahjen në Kala

24 gusht-Disa nga të dënuarit thonë se nuk kanë qenë të informuar për dënimin, dhe se lajmi mësohet vetëm sot nga mediat. Afati i ankimimit skadoi pikërisht sot, dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur të bëjë ankesë. Ka edhe të dënuar, të cilët thonë se nuk kanë qenë as të pranishëm në ditën e incidentit në Kala

Gjykata themelore Shkupi 1, dënoi me kusht 51 personat e përfshirë në incidentin në Kalanë e Shkupit më 11 shkurt të këtij viti, njofton TV Alsat.

Dënimi parashikon 3 muaj burg në rast të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale brenda 2 viteve të ardhshme. Po ashtu, ky dënim mbetet në fuqi në rast se të dënuarit nuk e ankimojnë atë në afat prej 8 ditësh.

Disa nga të dënuarit thonë se nuk kanë qenë të informuar për dënimin, dhe se lajmi mësohet vetëm sot nga mediat. Afati i ankimimit skadoi pikërisht sot, dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur të bëjë ankesë. Ka edhe të dënuar, të cilët thonë se nuk kanë qenë as të pranishëm në ditën e incidentit në Kala.

Në vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 mes të tjerash theksohet se Gjykata, duke vepruar sipas propozimit të paraqitur nga Prokuroria, më datën 17 gusht 2011 mori vendimin me të cilin të gjithë të akuzuarit dënohen me kusht me 3 muaj, vendim që nuk ekzekutohet nëse të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda afatit prej 2 vjetësh.

Për shumë të dënuar, është e pakuptueshme neglizhenca dhe apatia e Gjykatës e cila njofton për vendimin përmes mediave, dhe pikërisht në ditën e skadimit të afatit të ankimimit.

“Vendimi hyn në fuqi nëse të akuzuarit nuk paraqesin ankimim në afat prej 8 ditësh pas njohjes me dënimin. Deri më sot asnjëri nga të akuzuarit nuk ka paraqitur ankesë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore Shkupi 1

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *