Home / Lajme / Rajon / Derisa Evropa po fundoset liderët evropianë pushojnë

Derisa Evropa po fundoset liderët evropianë pushojnë

10 gusht-Analistët vlerësojnë se çudit fakti se si për liderët mund të jetë e parëndësishme kur parashtrohen pyetje rreth qëndrueshmërisë së borxheve të Italisë dhe Spanjës, ekonomi të mëdha shpëtimi i të cilave do të ishte shumë më i vështirë për dallim nga vendet më të vogla në eurozonë të cilave veçmë u është dhënë ndihmë financiare – Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Evropianët çdoherë i kanë vlerësuar pushimet e tyre të gjata verore, ndërsa kjo dukshëm vlen edhe për liderët e tyre, që disa analistë e vlerësuan si gjendje në të cilën në vazhdimësi është lënë pa timon në momente kur i nevojitet reagim vendosës.

Derisa ekonomia evropiane gjendet në majen e gremisë, presidenti francez Nikolla Sarkozi pushon në bregun mesdhetar, ndërsa kryeministri i tij pushon në Toskanë. Ministri britanik i Financave Xhorxh Ozborn është në Kaliforni, ndërsa të gjithë 15 anëtarët e Qeverisë irlandeze e braktisën Dublinin, edhe pse ministri i Financave pranon thirrje në shtëpinë e tij në Limerik.

Në këtë mënyrë, sipas analistëve politikë, Bashkimi Evropian është lënë pothuajse nën çelës.

“Fakti që qeveritë evropiane ikën në pushime vjetore në mes të krizës dërgon sinjal shumë të keq në tregjet. Hapi i këtillë ndikon keq në reputacionin e Evropës në momente kur situata urdhëron vendime urgjente”, vlerëson Dejvid Marsh, autor i librit “Evropa: Politika e valutës së re globale”.

Ata përfaqësues zyrtarë amerikanë me të cilët mund të hyhet në kontakt thonë se e gjithë kjo nuk ka kurrfarë rëndësie. Sipas tyre, në erën e telefonave celularë dhe lap topëve, liderët evropianë mund t’i kryejnë detyrat e tyre nga cilido vend në botë.

Zëdhënësit e qeverive evropiane gjatë gjithë kohës përsërisin se liderët janë në kontakt të përhershëm, me ç’rast në mënyrë absurde tingëllojnë deklaratat e tipit “shefi im është në kontakte të përhershme me liderët e tjerë në Evropë” kur mediat publikojnë fotografi në të cilat po i njëjti ai lider pushon në plazh, e nget biçikletën ose bën alpinizëm.

E pyetur nëse kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barozo është në pushim vjetor, zëdhënësja e tij Karolina Kotova në përgjigjen qëllimisht eviton ta përmend fjalën “pushim”, duke theksuar se ai i kryen obligimet e tij dhe se është në kontakt të përhershëm me shumicën e liderëve, se është gjatë gjithë kohës në kontakt dhe se punon edhe pse nuk është në Bruksel.

Analistët vlerësojnë se çudit fakti se si për liderët mund të jetë e parëndësishme kur parashtrohen pyetje rreth qëndrueshmërisë së borxheve të Italisë dhe Spanjës, ekonomi të mëdha shpëtimi i të cilave do të ishte shumë më i vështirë për dallim nga vendet më të vogla në eurozonë të cilave veçmë u është dhënë ndihmë financiare – Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Por, të gjithë liderët nuk i nënshtruan sprovimit të quajtur pushim. Kështu kryeministri spanjoll Hoze Luis Rodrigez Zapatero e ndërpreu pushimin vjetor dhe pjesën më të madhe të javës së kaluar e kalon në Paris, ndërsa ministrja e tij e Financave, Elena Salgado e anuloi pushimin që të ballafaqohet me krizën. Paralajmërim për ndërprerje të pushimit të presidentit francez Sarkozi sot erdhi edhe nga Pallati i Eliseut.

Për shkak të krizës edhe parlamentarët italianë vendosën ta shkurtojnë pushimin e tyre vjetor, kështu që në vend që më 12 shtator në punë do të kthehen më datën gjashtë të muajit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *