Home / Lajme / Botë / Dhjetëra pjesëtarë të Al Kaedës të vrarë gjatë operacioneve ushtarake në Jemenin jugor

Dhjetëra pjesëtarë të Al Kaedës të vrarë gjatë operacioneve ushtarake në Jemenin jugor

31 gusht-Ekstremistët nga Al Kaeda e shfrytëzuan mungesën e pranisë së fuqishme të forcave qeveritare të sigurisë dhe e morën provincën Abijan në muajin qershor, kur protestat kundër regjimit të presidentit Ali Abdullah Saleh shkaktuan destabilizim të shtetit.

Dhjetëra pjesëtarë të Al Kaedës janë vrarë në operacione ushtarake në Jemenin jugor, lajmëruan mediat lokale.

Udhëheqësi i provincës Abijan, Saleh al Azuari deklaroi dje se forcat për luftë me terrorizmin u kanë shkaktuar goditje serioze pjesëtarëve të Al Kaedës gjatë dy ditëve të fundit në disa rajone dhe kanë vrarë dhjetëra prej tyre, ndërsa të tjerë kanë plagosur.

Ekstremistët nga Al Kaeda e shfrytëzuan mungesën e pranisë së fuqishme të forcave qeveritare të sigurisë dhe e morën provincën Abijan në muajin qershor, kur protestat kundër regjimit të presidentit Ali Abdullah Saleh shkaktuan destabilizim të shtetit.

Qindra familje prej atëherë e kanë braktisur rajonin.

Ministri jemenas i Mbrojtjes mbeti i palënduar pasi dje kolona e automjeteve në të cilën ai lëvizte, hasi në një minë në pjesën jugore të shtetit. Në incident jetën e humbën dy pjesëtarë të sigurimit të tij, ndërsa katër janë plagosur. Ministri ishte për vizitë në Abijan.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *