Home / Lajme / Maqedoni / Digjet krejtësisht shkolla në fshatin Merovë

Digjet krejtësisht shkolla në fshatin Merovë

16 gusht-Vetëm dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor, 134 nxënës, 12 arsimtarë dhe dy teknikë, të kësaj shkolle kanë mbetur pa hapësirat e tyre për mësim. Shkolla fillore ‘Pashko Vasa’ e ndërtuar në vitin 1977, u dogj pikërisht në mesditë.

Janë dashur vetëm disa minuta që shkolla fillore në fshatin Merovë të bëhet shkrumb e hi. Pas shuarjes së zjarrit, e tëra që mbeti ishte kjo.
Vetëm dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor, 134 nxënës, 12 arsimtarë dhe dy teknikë, të kësaj shkolle kanë mbetur pa hapësirat e tyre për mësim. Shkolla fillore ‘Pashko Vasa’ e ndërtuar në vitin 1977, u dogj pikërisht në mesditë. Askush nuk i di shkaqet e kësaj fatkeqësie, por të gjithë thonë se ajo ka qenë prej druri dhe se zjarrfikësit ndonëse kanë mbërritur me kohë në vendin e ngjarjes, nuk kanë arritur të bëjnë asgjë.
“Nga përgjegjësi I shkollës u informova pas orës 12, menjëherë informova stacionin policorë në Grupçin, informova dhe kryetarin e komunës së Zhelinës për këtë ngjarje, kanë intervenuar diçka edhe zjarrfikësit por pa sukses se ka qenë barakë , barakë e ndërtuar në 1977, shumë e vjetër dhe nuk ka pasur mundësi që të shpëtohet.
Si do ja bëjmë nuk e di, nuk jam kompetent, do mundohemi të gjejmë rrugë-dalje, a tek xhamia do mësojnë nxënësit apo ministria do bëj diçka, ajo është punë e tjetërkujt”, deklaroi Nuredin Ismaili, drejtor I SH.F. “PASHKO VASA”
Në vendngjarje doli edhe kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi. Ai premtoi se do të bëjë çmos që kur të fillojë viti shkollor nxënësit të mos ngelin pa mësim.
“Bëmë angazhimin tonë thirrëm qendrën për menaxhim me kriza, erdhën edhe zjarrfikësit, por ja shkolla qenka djegur krejtësisht. Për më tepër nuk dua të prejudikoj, shkolla ka qenë e vjetër formë barake dhe cili është shkaktari sigurisht organet kompetente do e tregojnë atë”, tha Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës.
Rreziku për zjarre të tillë është prezent edhe në shumë fshatra të malësisë së Dërvenit ku nxënësit mësojnë në baraka të vjetra, më së 30 vjeçare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *