Home / Lajme / Rajon / Dikujt i rritet rroga 8 denarë, e dikujt mbi 5000

Dikujt i rritet rroga 8 denarë, e dikujt mbi 5000

2 gusht-
Ndërkaq të punësuarit në administratën shtetëror që njëherit përbëjnë edhe numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoni, kanë rroga më ta larta se mesatarja, apo e përafërt me mesataren, në muajin maj kanë marrë rroga me rritje prej 3000 mijë denarësh. Në listën që marrin rroga më të larta janë radhitur të punësuarit që punojnë në industrinë e Informatikës dhe Komunikimit.

Fenomen i radhës në ekonominë e Maqedonisë apo në pyetje janë manipulimet statistikore të Entit statistikor të Maqedonisë. Të dhënat e fundit të statistikës për muajin maj tregojnë se prej 19 veprimtarive që ushtrojë veprimtari të ndryshme në Maqedoni, 14 nga këta për muajin prill u kanë rritur rrogat punonjësve të tyre duke filluar nga 8 denarë deri më 5000 denarë.

Rritje të rrogës për 8 denarë ka pasur në sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërkaq prej 5000 denarësh rritje kanë marr të punësuarit në sektorin e Informatikës dhe Komunikimit.

Sipas të dhënave të Entit të statistikës dhe analizave të bëra për muajin maj të këtij viti, thuhet se rrogat më të ulëta dhe rritje rrogash ka pasur pikërisht në ato industri ku ka më shumë të punësuar.

Kështu, në industrinë e përpunimit dhe bujqësisë ku për momentin ka mbi 250 mijë punonjës nga gjithsej 650 mijë sa janë të punësuar në Maqedoni, marrin rroga prej 15 mijë denarëve që është më ulët për 100 euro nga rroga mesatare, krahasuar me muajin prill kur të njëjtit kanë marrë rroga më të lartë për 8 denarë. Kaq rritje rroge kanë marrë edhe punonjësit që kanë pagë mujore nën 10 mijë denarë në muaj, gjegjësisht të punësuarit në industrinë e ndërtimtarisë, tregtisë si dhe disa sektorë tjerë.

Ndërkaq të punësuarit në administratën shtetëror që njëherit përbëjnë edhe numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoni, kanë rroga më ta larta se mesatarja, apo e përafërt me mesataren, në muajin maj kanë marrë rroga me rritje prej 3000 mijë denarësh. Në listën që marrin rroga më të larta janë radhitur të punësuarit që punojnë në industrinë e Informatikës dhe Komunikimit.

Në muajin maj krahasuar më muajin e mëparshëm, rrogat e të punësuarve në këto dy veprimtari kanë qenë 38 mijë denarë, përfshirë këtu dhe rritje prej 5000 mijë denarëve. Për dallim nga më parë, gjatë muajit maj rroga më të larta dhe rritje rrogash kanë marrë edhe të punësuarit në administratën publike dhe mbrojtje prej 24.886 denarësh së bashku me rritje rroge prej 5000 denarëve.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *