Home / Lajme / Maqedoni / Dikush pushon e dikush lexon

Dikush pushon e dikush lexon

8 gusht- Ndërkohë, problem mbetet ende hapësira e bibliotekës ku janë të sistemuar afër 100 mijë libra, ne një e hapësirë te vogël prej 200 metra katrorë

Nëse një pjesë e qytetarëve ditët e verës i shfrytëzojnë duke pushuar, pjesa më e vogël i shfrytëzon për të lexuar libra. Në Bibliotekën e Tetovës theksojnë se në këtë periudhë më shumë libra huazojnë të rriturit. Librat më shumë të preferuar për lexuesit janë ato titujt kriminalistik, dramat familjare, biografitë me tema aventure, tregime për dashuri etj. Për dallim nga viti shkollor dhe akademik, kur këtë bibliotekë e vizitojnë studentët dhe nxënësit, muajt e verës si zakonisht janë të rezervuar për lexuesit e rritur. Në Bibliotekën e Tetovës “Koço Raçin”, në Tetovë në sektorin për të rritur edhe për fëmijë, janë të regjistruar 3.500 lexues. Sipas punonjëses Biljana Matovska, lexuesit tetovar preferojnë të lexojnë romanet e Pablo Koeljos, Den Braun, Ismail Kadare, Agata Kristi, Danielle Steel etj. Tek lexuesit shqiptar në Tetovë, Ismail Kadare vazhdon të jetë shkrimtari më i kërkuar. Ndërkaq, në këtë institucion theksojnë se çdo herë furnizohen me libra të ri, ndërsa shprehen të kënaqur me iteresimin e lexuesve, pasi që biblioteka gjatë këtij muaji punon me një ndërrim nga ora 7 deri 15. Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se rreth 90 anëtarë të kësaj biblioteke në ditë marrin libra për të lexuar dhe kjo sipas të punësuarve, është një nivel i lartë dhe i kënaqshëm për sa i përket leximit në qytetin e Tetovës. Një shqetësim për autoritetet e bibliotekës paraqet mos kthimi i librave pasi që, sipas tyre, brenda një viti merren dhe nuk kthehen 400 libra nga raftet e bibliotekës, ndërsa institucioni është i detyruar sërish ti blejë. Ndërkohë, problem mbetet ende hapësira e bibliotekës ku janë të sistemuar afër 100 mijë libra, ne një e hapësirë te vogël prej 200 metra katrorë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *