Home / Lajme / Maqedoni / Djali i kryeministrit të Suedisë shet hamburgerë

Djali i kryeministrit të Suedisë shet hamburgerë

5 gusht-Zëdhënësi i McDonaldsit tha se Gustav është pjesë e ekipit të tyre dhe se prejardhja familjare e tij nuk i intereson kompanisë. Djali i kryeministrit të Suedisë është shumë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa herën e fundit befasoi opinionin kur iu bashkua në Facebook grupit “Free The Pirate Bay”.

Derisa fëmijët e politikanëve tanë studiojnë nëpër shkolla dhe fakultete private dhe marrin bursa të shtrenjta, në Suedi djali i kryeministri jeton ndryshe.

Gustav Reinfeldt (18 vjeçar) me mburrje shkroi në rrjetin social Twitter se është punësuar në McDonalds dhe puna e tij është të rrotullojë pleskavicat e hamburgerëve. “Do të jetë argëtuese kjo punë. Është ndjenjë e mirë”.

Djali më i vjetër i kryeministrit suedez, Freidirik Reinfeldt, i bëri thirrje banorëve të Stockholmit që të vijnë e ta shohin dhe ta hanë nga një hamburger.

Zëdhënësi i McDonaldsit tha se Gustav është pjesë e ekipit të tyre dhe se prejardhja familjare e tij nuk i intereson kompanisë. Djali i kryeministrit të Suedisë është shumë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa herën e fundit befasoi opinionin kur iu bashkua në Facebook grupit “Free The Pirate Bay”.

Ai me këtë veprim nxiti shumë reagime duke përkrahur hapur themeluesin e faqes së famshme të piratëve të kompjuterit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *