Home / Sport / ‘Do qëndrojmë dhe do bëjmë Shkëndijën edhe më të fortë’

‘Do qëndrojmë dhe do bëjmë Shkëndijën edhe më të fortë’

‘Deri diku mund të kuptoj hidhërimin e tifozëve nga humbja në Turnovë, pasi ata janë mësuar kohëve të fundit me suksese, mirëpo gjëra të këtilla ndodhin në futboll. Futbollistët ndjejnë lodhje pas paraqitjes në Ligën e Kampionëve dhe ndeshjes në Super Kupë. Gjithashtu kemi disa ndryshime në ekip dhe kjo reflektohet në teren. Megjithatë jemi në konsolidim e sipër dhe dua t’ua bëj me dije të gjithëve se jemi duke punuar në drejtim të krijmit të një Shkëndije edhe më të fortë se vitin e kaluar. Mirëpo për këtë duhet kohë dhe nuk mund të bëjmë mrekullinë brenda natës’, shtoi Ibishi.

Ditëve të fundit opinioni sportiv në Tetovë por edhe më gjërë ishte kapluar nga zëra për largimin eventual të sponsorit austriak të KF Shkëndija, ‘Messi Group’ në krye me Martin Petuchnig. Mirëpo gjithë kjo demnatohet kategorikisht nga nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi, i cili këto zëra i vlerëson si të pavërteta dhe tentim për të sjellë destabilizim në skuadër. ‘Kategorikisht demantoj gjithë atë që është thënë në lidhje me largimin e sponsorit. Këto janë dezinformata të klasit të parë. Shkëndija nuk ka ndryshime në udhëheqësi dhe ‘Messi Group’ mbetet sponsor i skuadrës tonë’, binidi në fillim Ibishi, duke vijuar më tej. ‘Nuk e kam të qartë idenë dhe qëllimin e këtyre spekulimeve. Shkëndija la pas vitin më të suksesshëm në historinë e saj. Dy vite me rradhë ishte kampione në ligat ku garoi (2009/10 Liga e Dytë dhe 2010/11 Liga e Parë), debutoi në Europë edhe atë në Ligën e Kampionëve, ndërsa së fundi fituam edhe edicionin e parë të Super Kupës së Maqedonisë. Këto suksese në të kaluarën kanë qenë vetëm një ëndër, ndërsa tani ne këto suksese i gëzojmë si realitet. Prandaj nuk kuptoi dhe nuk mund të kuptoi zërat për largim dhe kritikat në adresë të kryesisë së klubit. Jam i vetëdishëm se s’jemi të përkryer dhe se bëjmë gabime, por njeri të përkryer nuk egziston’, tha Ibishi, duke rrikujtuar të gjithëve se në ç’gjendje e morën Shkëndijën në vitin 2008. ‘Lehtë është të kritikosh dikënd, por për këtë duhet të kesh fakte dhe argumente. Të kthejmë kohën pak pas dhe të kujtojmë se në çfarë gjendje ishte Shkëndija. Pa sponsor, pa ambicie dhe ndoshta në rrezik largimi nga Liga e Dytë. Për tre vite ne kemi garuar vetëm për vend të parë, qoftë kategoria e dytë, apo e parë. Sot jemi kampionë të Maqedonisë dhe fitues të Super Kupës. Mos ndoshta jemi fajtor për këtë ecuri të skuadrës’?, pyetet Ibishi. Njeriu i dytë i skuadrës kampione të Maqedonisë, pranon se skuadra ndjen një krizë të lehtë, mirëpo këto janë gjëra normale, posaçërisht nëse meret parasysh se Shkëndija pas vetes ka periudhë të ndeshjeve të vështira, ndërsa ka pësuar edhe ndryshime në përbërje. ‘Deri diku mund të kuptoj hidhërimin e tifozëve nga humbja në Turnovë, pasi ata janë mësuar kohëve të fundit me suksese, mirëpo gjëra të këtilla ndodhin në futboll. Futbollistët ndjejnë lodhje pas paraqitjes në Ligën e Kampionëve dhe ndeshjes në Super Kupë. Gjithashtu kemi disa ndryshime në ekip dhe kjo reflektohet në teren. Megjithatë jemi në konsolidim e sipër dhe dua t’ua bëj me dije të gjithëve se jemi duke punuar në drejtim të krijmit të një Shkëndije edhe më të fortë se vitin e kaluar. Mirëpo për këtë duhet kohë dhe nuk mund të bëjmë mrekullinë brenda natës’, shtoi Ibishi. Drejtuesit e Shkëndijës kërkojnë nga tifozët durim dhe kuptim, pasi interesi i të gjithëve është që skuadra të ketë stabilitet, para sfidave që e presin në sezonin e ri. ‘Ne jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e vazhdueshme që tifozët tanë u’a japin futbollistëve dhe për këtë jemi shumë falemenderues. ‘Bashkimi bën fuqinë’ thotë një fjalë e urtë dhe këto komponenta vitin e kaluar neve na dhanë titullin e kampionit. Tani duhet të vazhdojmë të shikojmë drejt sukseseve të reja. Ne kemi për qëllim të krijojmë stabilitet në ekip dhe këtë deri diku e kemi dëshmuar vitet e kaluara. Nuk u ndalëm as në momentin kur dështuam të hymë në Ligën e Parë (sezoni 2008/09, humbje 3:0 nga Pelisteri në balotazh), nuk u ndalëm pas inkuadrimit në Ligën e Parë vitin e kaluar, ndërsa nuk kemi ndërmend të bëjmë një gjë të tillë as tani, kur ekipi shënoi pjesën më të lavishme të historisë së saj. Shkëndija edhe këtë vit do të jetë në luftë për titullin e kampionit dhe fitimin e Kupës së Maqedonsië dhe kjo besoj të jetë e mjaftueshme për apetitet e mbështetësve të vërtetë të Shkëndijës’, përfundoi Ibishi.

‘Ballistët’ janë zemra e Shkëndijës

Revoltë të madhe në mesin e tifozëve të Shkëndijës ka zgjaur teksti i para do ditëve në një medium maqedon, ku citohej se nga kryesia e ‘kuqezinjëve’ janë shprehur të lodhur nga ‘Ballistët’. Ibishi demanton edhe këtë dhe shton se tifozët janë pjesë shumë e rëndësishme e klubit. ‘’Ballistët’ janë zemra e Shkëndijës dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Futbolli luhet për tifozë dhe ne jemi krenarë që kemi publikun më në numër dhe më besnik në Maqedoni. Në asnjë moment nuk jemi distancuar nga tifozët tanë dhe çdo keqkuptim ka ardhur si pasojë e rrethanave të caktuara. Ne vlerësojmë tifozët e vërtetë të Shkëndijës, të cilët nuk kursejnë asgjë për të qenë në mbështetje të ekipit. Jemi krenar që dy vitet e fundit u dhurojmë vetëm suksese dhe shpresoj të jenë të kënaqur me këtë. Normal që nga ata kërkojmë të distancohen nga dhuna, sjelljet e pahijshme dhe skandalet e mundshme, që në të shumtën e rasteve edhe me insistim të madh montohen nga pala tjetër. Ne duam të ngrisim nivelin e klubit në suaza Europiane dhe të njëjtën gjë besoj ta bëjnë edhe tifozët tanë, pasi së bashku shpresojmë që vitet e ardhshme vazhdimisht të jemi pjesë e garave ndërkombëtare’, deklaroi Idriz Ibishi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *