Home / Lajme / Maqedoni / Do të mësojnë në Xhami dhe Ambulancë

Do të mësojnë në Xhami dhe Ambulancë

17 gusht-“Ne do marrim të gjitha masat tona dhe shkollën e Merovës do e fusim te projektet prioritare që të intervenohet sa më shpejt të rregullohet gjendja apo të rindërtohet objekti shkollor. Kryetari i Komunës na ofroi një mundësi edhe neve edhe nxënësve të kësaj shkolle, që përkohësisht të vendosen në objektin e ambulancës së fshatit dhe një pjesë në xhaminë e fshatit”, tha Safet Neziri, zëvendësministër i Arsimit.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, ka vizituar të mërkurën objektin e djegur të shkollës fillore të fshatit Merovë të Komunës së Zhelinës. Ai është takuar me kryetarin e komunës dhe drejtorin e shkollës, për të gjetur zgjidhje. Sipas Nezirit dhe Izairit, zgjidhja e vetme për fillim e vitit shkollorë është mësimi në xhami dhe në ambulancën e fshatit.

“Ne do marrim të gjitha masat tona dhe shkollën e Merovës do e fusim te projektet prioritare që të intervenohet sa më shpejt të rregullohet gjendja apo të rindërtohet objekti shkollor. Kryetari i Komunës na ofroi një mundësi edhe neve edhe nxënësve të kësaj shkolle, që përkohësisht të vendosen në objektin e ambulancës së fshatit dhe një pjesë në xhaminë e fshatit”, tha Safet Neziri, zëvendësministër i Arsimit. “Një të tretën e shumës totale prej 100 000 euro të ndërtimit, është në gjendje ta mbulojë Komuna e Zhelinës”, është shprehur kryetari Fatmir Izairi, ndërsa do të kërkohet ndihma edhe nga ambasadat dhe organizatat e ndryshme që të ndërtohet kjo shkollë.

“Komuna për një të tretën e mjeteve është e gatshme që tani ti ofrojë, rreth fondamentit të objektit, mureve e kështu me radhë. Pastaj shpresoj se një intervenim do të ketë edhe nga ambasadat e huaja, shoqatat që veprojnë apo asociacionet siç është USAID dhe ndonjë tjetër. Besoj se do t’ia dalim dhe e kemi patjetër t’ia dalim”, tha Izairi. Shkolla periferike Pashko Vasa e fshatit Merovë u dogj një ditë më parë, ndërsa është ndërtuar në vitin 1977. Në të mësojnë 134 nxënës në 5 paralele, ndërsa pas fatkeqësisë shkolla ka mbetur pa arkivin dhe 21 kompjuterët dhe pajisjet dimërore. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *