Home / Lajme / Maqedoni / Dy të rinj theren me thikë

Dy të rinj theren me thikë

18 gusht-Midis tre të rinjve ka pasur mosmarrëveshje, të cilat kanë kulmuar mbrëmjen e të martës me përleshje fizike, me ç`rast V.N ka nxjerrë thikën dhe ka goditur dy bashkëqytetarët.

Dy persona janë lënduar me thikë në Tetovë, pas një zënke që ka ndodhur në sheshin qendror të qytetit, bën me dije policia.
Sipas të dhënave zyrtare, incidenti ka ndodhur rreth orës 21 e 50 minuta të mbrëmjes së martë. Mësohet se V.N, 19 vjeç është autori që ka goditur dhe lënduar me thikë dy bashkëmoshatarët e tij B.B. 16 dhe E.B. 20 vjeç.

Midis tre të rinjve ka pasur mosmarrëveshje, të cilat kanë kulmuar mbrëmjen e të martës me përleshje fizike, me ç`rast V.N ka nxjerrë thikën dhe ka goditur dy bashkëqytetarët.

Policia të mërkurën ka informuar se mosmarrëveshjet midis të rinjve kanë ndodhur për shkaqe xhelozie. Dy të rinjtë e plagosur pas incidentit janë kuruar dhe janë shtruar për shërim në Klinikën e Tetovës, punonjësit e të cilës kanë njoftuar se ata janë jashtë rrezikut të jetës.
Ndërkohë, 19-vjeçari është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi penale.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *