Home / Lajme / Maqedoni / E kanë mision gjetjen e varrit të Josif Bagerit

E kanë mision gjetjen e varrit të Josif Bagerit

23 gusht-“Angazhimin për të gjetur varrin dhe për ta rivarrosur në vendlindje pra Nistrovë të Rekës, pranë varrit të familjarëve për t’ia përmbushur amanetin, nxitjen e bashkëpunimit shkencor, të bashkëjetesës ndëretnike, ndërkulturore e ndërfetare, rindërtimin e shtëpisë në vendlindje, duke e përshtatur atë që t’i plotësojë kushtet për një shtëpi – muze, me disa ambiente pune e pushimi për studiues dhe krijues letërsie, thotë Naim Iljazi, nga shoqata Josif Bageri.

Shoqata për kulturë, art dhe shkencë “Josif Bageri” sot në Tetovë, ka prezantuar programin Rinor të Shoqatës. Programi rinor i shoqatës “Josif Bageri” sipas organizatorëve nuk ka karakter politik apo fetar dhe filloi me entuziazmin dhe pasionin rinor për alternativa sociale stimuluese ku do të ketë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit shkencor, të bashkëjetesës ndëretnike, ndërkulturore, ndërfetare dhe për të ndryshuar atë çka nuk shkon me komunitetin tonë. Shoqata ka për mision botimin e doracakut informativ të shoqatës për Josif Bagerin, në gjuhën shqipe dhe maqedonishte, grumbullimin e materialeve krijuese dhe dokumenteve të Josif Bagerit, botimin e një vepre të plotë biografike dhe monografike mbi jetën dhe veprimtarinë e Bagerit.Poashtu si qëllim dhe mission kryesor ngelet gjetja e varrit dhe rivarimi I veprimtarit të Rekës Josif Bagerit.“Angazhimin për të gjetur varrin dhe për ta rivarrosur në vendlindje pra Nistrovë të Rekës, pranë varrit të familjarëve për t’ia përmbushur amanetin, nxitjen e bashkëpunimit shkencor, të bashkëjetesës ndëretnike, ndërkulturore e ndërfetare, rindërtimin e shtëpisë në vendlindje, duke e përshtatur atë që t’i plotësojë kushtet për një shtëpi – muze, me disa ambiente pune e pushimi për studiues dhe krijues letërsie, thotë Naim Iljazi, nga shoqata Josif Bageri. Koordinatori i programit rinor për Tetovë Naim Iljazi, tha se edhe në Tetovë ka shqiptarë ortodoks të cilët tani më nuk frigohen të tregojnë se janë shqiptarë ortodoks. “Në Tetovë ka ortodoks shqiptarë, dhe tani ata nuk tremben që të tregojnë se çka në të vërtetë janë, thotë ai.Jozyrtarisht nëpër koluare të ndryshme flitet se në Tetovë dhe rrethinë, ka një numër të konsiderueshëm të atyre që janë shqiptarë ortodoks, por nuk deklarohen nga frika e shtetit, pasi që bëhet fjalë për njerëz të cilët janë edhe funksionarë dhe ish funksionarë në sisteme të ndryshme

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *