Home / Lajme / Maqedoni / Edhe lideret urojne per Bajramin

Edhe lideret urojne per Bajramin

29 gusht-
Liderët e partive kryesor politike shqiptare në Maqedoni kanë uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajrami

Liderët e partive kryesor politike shqiptare në Maqedoni kanë uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajrami.

Telegrami urimi i Ali Ahmetit (BDI)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Agjërimi, sakrifica, solidariteti, toleranca dhe mirëkuptimi mes njerëzve në mënyrën më të bukur kurrorëzohen me festën e Bajramit të Madh. Në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI dhe në emrin tim personal gjithë besimtarëve islam ju uroj gëzuar Fitër Bajramin. Me bindje se fisnikërimi i shpirtit, forcimi i besimit dhe ritja e respektit mes njerëzve dhe agjërimi i lehtë janë pranuar te Zoti dhe festa e Bajramit do ju gjejë shëndosh e mirë”, thuhet në telegramin urues të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Telegrami uruimi i Menduh Thaçit (PDSH)

Uroj që Festa e Fitër Bajramit t’i gjejë të gjithë shqiptarët më të lumtur dhe me plot dashuri për familjarët dhe të afërmit e tyre.

Këto ditë feste për të gjithë myslimanët dhe besimtarët të jenë ditë të shënuara ku harmonizohen të gjitha vlerat më të larta dhe virtytet më domethënëse të bashkimit, tolerancës, harmonisë dhe respektit ndaj njëri tjetrit.

Në emër të PDSH-së dhe në emrin tim personal Ju uroj festën e Fitër-Bajramit duke ju dëshiruar të gjithë besimtarëve mysliman lumturi, begati dhe ngrohtësi në familjet e tyre.

Telegrami urimi i Rufi Osmanit (RDK)

Lideri i RDK-së, Rufi Osmani në emër të tij personal dhe të partisë që drejton ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Fitër Bajrami kurorëzon vetëpërmbajtjen, sakrificën dhe devotshërimë e treguar gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Le të jetë kjo festë e madhe një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e dashurisë, harmonisë, vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë, duke shtrirë dorën e mirësisë ndaj familjeve skamnore. Në këtë festë të madhe të myslimanëve, duke shprehur përkushtimin ndaj Krijuesit të Gjithësisë, të shkëmbejmë mesazheve të mira mes nesh”, thuhet në telegramin e kreut të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK).

Telegrami urimi i SAdi Bexhetit-kryetar i komunes se Tetoves.
Festa e madhe e Fitër Bajramit, dëshirojmë të jetësojë mesazhet e ndritura të fesë Islame për harmoni, paqe, solidaritet e begati në familjet tona. Le të festojmë të bashkuar Fitër Bajramin, sepse vetëm së bashku mund të hapërjomë në realizimin e idealeve për një jetë më të mirë për fëmijët tanë.
Të nderuar qytetarë, me kalimin e kohës, jeta na hap sfida të reja. Por, të përkushtuar dhe të vendosur, do të punojmë që të jetësojmë ëndrrat tona për një qytet më të mirë. Të punojmë e të jemi të bindur se së bashku do ti kalojmë me sukses të gjitha sfidat e kohës.
Gjithashtu, dëshiroj të njoftoj qytetarët se për nder të Fitër Bajramit, ditën e martë nga ora 20:00 në sheshin “Iliria” do të mbahet manifestim muzikorë organizuar nga komuna e Tetovës.
Ndërsa tani dua tu bashkohem urimeve të mbarë botës për komunitetin mysliman, për festën e madhe të Fitër Bajramit.

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi Ju dhe familjet Tuaja.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti

Byroja per Zhvillimin e arsimit-Tetove Fadil Lushi

BYROJA PER ZHVILLIMIN E ARSIMIT-NJESIA NDERKOMUNALE PER TETOVE, TE GJITHE NXENESVE DHE ARSIMTAREVE UA URON FESTEN E BAJRAMIT, DUKE U DESHIRUAR SUKSESE TE METEJME NE FUSHEN E DIJES, PERPARIMIT DHE PROSPERITETIT TONE TE PERGJITHSHEM.

Urim nga LSDM-ja me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski me rastin e festës fetare të Fitër Bajramit dërgoi urim deri te Reis Ul Ulema të Bashkësisë Fetare Islame, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi dhe deri te të gjithë besimtarët e fesë silame në Republikën e Maqedonisë.

“Lejomëni që Juve personalisht dhe të gjihtë besimtarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë, t’ua dërgoj urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe islame Fitër Bajrami, me dëshirë për shëndet të mirë, mirëqenie të përgjithshme dhe jetë të qetë shpirtërore. Besoj se, si dhe deri më tani, do të mbesim fuqishëm të bashkuar në synimin e përbashkët për promovim të pandërprerë të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës multikulturore dhe multikonfesionale në shtetin tonë. Në këtë mënyrë së bashku do të kontribuojmë në realizimin e mirëqenies së madhe shpirtërore të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thotë Cërvenskovski në urimin duke iu dëshiruar të gjihtë besimtarëve të fesë islame, gëzim, dashuri, besim në zemrat dhe bereqet në jetë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *