Home / Lajme / Maqedoni / Eliza:Jam krenare që jam shqiptare

Eliza:Jam krenare që jam shqiptare

Tetovë, 14 gusht-“Gjithë jetën time në Amerikë shumë njerëz as që e dinë se ku është Shqipëria ata se gjenin dot as edhe në hartë, më thonin je Ermene, ju thoja jo jam shqiptare pra e kam me rëndësi këtë. Jam shumë krenare gjithnjë e kam ditur që kam gjak shqiptari në trup por tashi e ndjej edhe në zemrën time dhe jam krenare për këtë” tha ajo, duke treguar edhe shqiponjën që e kishte vendosur në shpinë.

Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj Korçës ku edhe u nderua me titullin ambasadore për kulturë, dhënies së nënshtetësisë nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ylli shqiptar I Holivoodit Eliza Dushku, ka vizituar qytetin e Tetovës. E mbuluar me shami, dhe në shoqëri të aktorit Tetovar Blerim Destani, fotografin Fadil Berisha dhe të dashurin e saj, ish-bashkebollistin Rik Fox, fillimisht vizitoi Xhaminë e larme dhe mëpas edhe teqenë arabati BABA në Tetovë, kjo në kuadër të projektit discover Albania.

Zgjodha të vizitoj edhe Maqedoninë sepse Maqedonia është shtëpia e disa shqiptarëve të mëdhenj siç është Nënës Tereza, Aleksandri i madh etj, tha aktorja me prejardhje shqiptare gjatë një prononcimi për mediat. “Deshëm të bëjmë një dokumentar për Shqipërinë dhe e dimë se Maqedonia është shtëpia e shumë shqiptarëve si Nënë Tereza , Aleksandri I Madh, dhe jam shumë krenare ta tregoj këtë në dokumentar, pra të tregoj përvojën time këtu.

Me mua është vëllau, i dashuri dhe grupi i mrekullushëm nga Los Angelos, dhe është shumë mirë të jemi këtu, do shkojmë edhe në Kosovë dhe është një privilegj të jem këtu, falenderoj Blerim Destanin” tha Dushku, pas vizitës që I bëri Xhamisë së Larme, ku edhe u njohur me historikun e xhamisë. Ndërkaq, aktori tetovar Blerim Destani, që është pjesë e dokumentarit për Shqipërinë, tha se është gjë e bukur që edhe Tetova do të jetë pjesë e dokumentarit.“Do jetë edhe xhamia e Pashës në dokumentar sepse kemi inçizuar edhe një kishë në Kosovë, kështu që është një kënaqësi për mua ti prezantoj xhaminë 500 vjet të vjetër të Tetovës dhe së shpejti do del dokumentari që do e shof e tërë bota sa të bukura janë vendet shqiptare” deklaroi Destani.

Më pas e pyetur se si ndihet në mesin e shqiptarëve aktorja Eliza Dushku, tha se më parë kur ju thoja se jam shqiptare, në Amerikë as që kishin dëgjuar për Shqipërinë, por tani jam Krenare që kam gjak shqiptareje dhe që bëj projektin discover Albania, u shpreh më tej Eliza Dushku.
“Gjithë jetën time në Amerikë shumë njerëz as që e dinë se ku është Shqipëria ata se gjenin dot as edhe në hartë, më thonin je Ermene, ju thoja jo jam shqiptare pra e kam me rëndësi këtë.
Jam shumë krenare gjithnjë e kam ditur që kam gjak shqiptari në trup por tashi e ndjej edhe në zemrën time dhe jam krenare për këtë” tha ajo, duke treguar edhe shqiponjën që e kishte vendosur në shpinë.
Ajo është aktore e cila ka luajtur përkrah emrave të njohur në Hollivud, si Arnold Shfarceneger, Robert de Niro etj.
Kohëve të fundit qëndron në Shipëri ku xhiron pjesë të bukura nga Shqipëria, që është atdheu I babait të saj, ndërsa publikisht shpesh herë ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *