Home / Lajme / Rajon / Eskporti i ish-republikave jugosllave me SHBA-në rritet për 10 për qind

Eskporti i ish-republikave jugosllave me SHBA-në rritet për 10 për qind

23 gusht-Vlerë më të madhe në importin nga SHBA-ja ka pasur Kroacia me 245,4 milionë dollarë, pastaj Sllovenia me 161 milionë dollarë, Serbia me 57 milionë, Maqedonia me 10,3 milionë, Mali i Zi me 9,6 milionë dhe BeH-ja me 7,2 milionë dollarë.

Ish-republikat jugosllave në gjysmën e parë të këtij viti kanë eksportuar në SHBA mall në vlerë prej 570 milionë dollarëve, që është për 10 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, publikoi sajti makroekonomia.org.

Vlera e importit është 495,8 milionë dollarë, me suficit në këmbimin tregtar prej 74,2 milionë dollarë.

Vlerë më të madhe në eksportin e SHBA-së ka pasur Sllovenia me 252 milionë dollarë, që paraqet rritje për 12,3 për qind, pastaj Kroacia me 180,6 milionë dhe rritje prej 17,4 për qind, Serbia me 80,4 milionë dollarë, ku shënon ulje për 26,8 për qind.

Eksporti i Maqedonisë është në vlerë prej 28,7 milionë dollarë dhe shënon rritje prej 81,6 për qind, eksporti i Bosnjë e Hercegovinës është 26,3 milionë dollarë me rritje prej 113,8 për qind dhe Mali i Zi me 1,8 milionë dollarë i cili shënon rënie prej 10 për qind.

Vlerë më të madhe në importin nga SHBA-ja ka pasur Kroacia me 245,4 milionë dollarë, pastaj Sllovenia me 161 milionë dollarë, Serbia me 57 milionë, Maqedonia me 10,3 milionë, Mali i Zi me 9,6 milionë dhe BeH-ja me 7,2 milionë dollarë.

Të dhënat tregojnë se eksporti i Kosovës ndaj SHBA-së është 0,2 milionë dollarë, ndërsa importi 5,4 milionë dollarë.

Ish-republikat jugosllave në qershor të këtij viti kanë pasur vlerë të përgjithshme të eksportit në SHBA prej 93,6 milionë dollarë, që është për 7,8 për qind më shumë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Vlera e importit të qershorit nga SHBA-ja në ish-republikat jugosllave është 51,8 milionë dollarë dhe shënon ulje prej 25,9 për qind me suficit prej 41,8 milionë, që është për 147,3 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *