Home / Lajme / Rajon / EULEX-it dhe KFOR-i lëkunden për veriun

EULEX-it dhe KFOR-i lëkunden për veriun

23 gusht-Zyrtarët e EULEX-it, të siguruar nga KFOR-i, kanë hyrë të dielën në fshatin Leshak afër Jarinjës, ku kanë konfiskuar një buldozer që dyshohet se është përdorur për shkatërrimin e portës kufitare. EULEX-i ka arrestuar dhe e ka liruar më vonë pronarin e buldozerit, i cili sipas informacioneve ka rezistuar dorëzimin e provës materiale

Hetimet e misionit evropian për rastet e fundit në veri, kanë sjellë rezultat. Prokurorët kanë arritur të identifikojnë dhe të mbledhin prova për të dyshuarit kryesorë në dy incidentet më të mëdha që kanë pasuar dërgimin e njësitit special të Policisë së Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31 më 25 korrik. Prokurorët kanë prova si për të dyshuarit në vrasjen e policit Enver Zymberi, po ashtu edhe për djegien e portës kufitare numër 1.
Burime brenda EULEX-it kanë konfirmuar rezultatet dhe kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se ekziston edhe emri i të dyshuarit kryesor që ndërlidh të dyja rastet. Sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore”, i dyshuari është një “biznesmen” që ushtron aktivitetin e tij edhe në kuadër të strukturave të MUP-it serb në veri.

Që nga e enjtja e kaluar ekziston një plan operativ për ta arrestuar këtë të dyshuar, por lëvizjet e shpeshta të tij dhe mbështetja që ka nga komuniteti kanë bërë që të hezitohet realizimi i aksionit.

Të dielën, në vend të aksionit të arrestimit, EULEX-i i mbështetur nga KFOR-i ka kryer një aksion tjetër me qëllim të marrjes së provave materiale për djegien dhe shkatërrimin e portës kufitare 1, që ka zgjuar dilema te zyrtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it nëse duhet që aksionet të bëhen në këtë kohë.

Zyrtarët e EULEX-it, të siguruar nga KFOR-i, kanë hyrë të dielën në fshatin Leshak afër Jarinjës, ku kanë konfiskuar një buldozer që dyshohet se është përdorur për shkatërrimin e portës kufitare. EULEX-i ka arrestuar dhe e ka liruar më vonë pronarin e buldozerit, i cili sipas informacioneve ka rezistuar dorëzimin e provës materiale.

Por, ajo që ka ndodhur më kas pa qenë ironike për të dy mekanizmat e sigurisë. Fshatarët kanë bllokuar dy rrugët e vetme që nga dy anë të kundërta e lidhin Leshakun me rrugën kryesore Jarinjë-Muitrovicë. Në këtë mënyrë, njësitet e EUELX-it dhe të KFOR-it janë sjellë për disa orë në fshat pa mundur që të dalin nga ai.

“Kur kriminelët janë në një zonë ku kanë mbështetjen e popullatës, është shumë vështirë të operohet dhe ndoshta është më mirë të pritet një moment tjetër për cilindo aksion”, ka thënë në kushte anonimiteti për “Koha Ditore” një zyrtar lartë ndërkombëtar. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *