Home / Lajme / Botë / Euroja nuk do të vendoset në Suedi

Euroja nuk do të vendoset në Suedi

23 gusht-“Në kohë të afërt kjo nuk është aktuale”, tha Vajdelish në intervistën për internet-gazetën “Europaportalen”.

Zëdhënësi i Partisë Socialiste suedeze, Tomi Vajdelish nuk beson se euroja do të vendoset në Suedi.

“Në kohë të afërt kjo nuk është aktuale”, tha Vajdelish në intervistën për internet-gazetën “Europaportalen”.

Në pyetjen se çka do të thotë “kohë e afërt”, ai u përgjigj se bëhet fjalë për jetëgjatësinë e tij, gjeneratën e tij.

“Kjo do të thotë se deri sa unë jam nga ata që i miratojnë vendimet”, shtoi ai.

Linja zyrtare e socialdemokratëve suedezë edhe mëtej është pozitive për t’iu bashkangjitur euro zonës, edhe pse ata si edhe shumica e partive në koalicionin qeveritar djathtist suedez, konsiderojnë se çështja për euron nuk është aktuale.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *