Home / Lajme / Botë / Familja Demiraj tradhtohet nga FBI

Familja Demiraj tradhtohet nga FBI

10 gusht-Ky vendim ka tmerruar Demiraj, cili ka thënë se në rast se familja e tij deportohet në Shqipëri, atëherë fëmija i tij do të vritet nga Bill Bedini, ndërsa gruaja sigurisht do të dhunohej dhe do ti nënshtrohet prostitucionit. Ai këtë deklaratë e ka dhënë për mediat amerikane.

Rreth një dekadë më parë, një prokuror federal në Teksas kishte kërkuar nga Edmond Demiraj të dëshmojë kundër një gangsteri shqiptar i ngarkuar me akuza për trafikim me qenie njerëzore.

Demiraj që kishte status ilegal në SHBA kishte pranuar dhe kishte punuar më pas me gangsterin Bill Bedini, i cili po merrej me biznese ndërtimi dhe kishte dërguar para jashtë vendit.

Për gjitha shërbimet në favor të autoriteteve amerikane, Demiraj kishte marrë premtimin dhe marrëveshjen se familja e tyre do të ishte e sigurt dhe do të qëndronte në SHBA.

Por, më pas edhe pas ndjekjeve dhe një procesi ndaj Bedinit, ky i fundit u la i lirë pas një vendimi liri me kusht dhe se ai menjëherë u largua për në Shqipëri.

Autoritetet hetuese amerikane pas kësaj e vlerësuan si të padobishme dëshminë e Demiraj, i cili gjithashtu u deportua në Shqipëri.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Bedini takoi dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj Demiraj, duke e lënë të plagosur. Bedini në shenjë hakmarrje, zbuloi dhe mashtroi dy mbesat e Demiraj, duke i dërguar në Itali për prostitucion. Ai u kishte thënë vajzave 19 dhe 21 se ishte një hakmarrje kundër Edmondit, për atë që kishte bërë në SHBA.

Por, pas një periudhe Demiraj shpëton dhe mbesat e tij gjithashtu mbërrijnë në SHBA. Ata tanimë kanë marrë leje qëndrimin në SHBA, dhe Demiraj zotëron një kompani të vogël pikture në Hjuston.

Demiraj më pas mori një lajm të keq, pasi që autoritetet e emigracionit sollën vendim që gruaja e tij Rudina dhe djali adoleshent Rediol, që jetonin në SHBA në mënyrë të paligjshme nga viti 2000, duhej të lëshonin SHBA-të.

Ky vendim ka tmerruar Demiraj, cili ka thënë se në rast se familja e tij deportohet në Shqipëri, atëherë fëmija i tij do të vritet nga Bill Bedini, ndërsa gruaja sigurisht do të dhunohej dhe do ti nënshtrohet prostitucionit. Ai këtë deklaratë e ka dhënë për mediat amerikane.

Jennifer R.Khouri, avokate e Departamentit të Drejtësisë ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë faktin se zonja Demiraj mund të jetë viktimë e ndonjë persekutimi. Sipas saj, shtetasja shqiptare nuk ka përmbushur barrën ligjore rreth statusit të azilit. ]ështja aktualisht ka ngecur në vendimin final të gjykatave, ku janë shfaqur më shumë argumente në favor të familjes Demiraj.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *