Home / Lajme / Rajon / Familja në ankth për fatin e pilotit James Berisha

Familja në ankth për fatin e pilotit James Berisha

23 gusht-“Secilën ditë po presim me ankth dhe shpresë që do të marrim një lajm se djali është gjallë, kurse kjo pritje po bëhet më e rëndë me kalimin e ditëve”, thotë nënë Hajrija, e cila kontaktin e saj të fundit me djalin e ka pasur tre javë më parë përderisa Jamesi po bënte përgatitjet e fundit për të vazhduar misionin e tij në shtetet problematike të Afrikës

Familja e pilotit James Berisha në Brestofc të Rahovecit, është në ankth të plotë pas humbjes së kontaktit me kryefamiljarin e tyre, të cilit aktualisht i kanë humbur gjurmët në një mision lobimi për pavarësinë e Kosovës në shtetet afrikane. Nëna Hajria, bashkëshortja Nadirja si dhe vajza e vetme e tij, Marigona, me lot në sy presin secilin nga ata që ia mësyn kësaj familjeje duke shpresuar se më në fund dikush do të sjellë një lajm të mirë për pilotin.
“Secilën ditë po presim me ankth dhe shpresë që do të marrim një lajm se djali është gjallë, kurse kjo pritje po bëhet më e rëndë me kalimin e ditëve”, thotë nënë Hajrija, e cila kontaktin e saj të fundit me djalin e ka pasur tre javë më parë përderisa Jamesi po bënte përgatitjet e fundit për të vazhduar misionin e tij në shtetet problematike të Afrikës.
“Nga Amerika më është lajmëruar, ka fol nja dy minuta se s’ka pas pare që të flasë më shumë, më ka thënë që është mirë dhe se do të vazhdojë në misionin e tij pa marrë parasysh nëse ka rreziqe dhe nëna s’ia ka prish”, tregon ajo duke bërë të ditur se një javë pas kësaj, asaj i është lajmëruar vajza Bekrija dhe i ka treguar se Jamesi ka vazhduar me sukses misionin e tij drejt shteteve të Afrikës.
Bashkëshortja Nadirja dhe vajza Marigona përsërisin një dëshirë të vetme, që Jamesi i tyre të jetë i gjallë dhe të kthehet në familjen e tyre. Të tria ato flasin për karakterin e fortë prej piloti të të dashurit të tyre përderisa nënë Hajrija bën të ditur se ai për misionin e tij, krahas ndihmave nga qytetarët e vendit, ka shfrytëzuar edhe mjetet e fituara nga të dy vëllezërit e tij me punë të përkohshme në Zvicër. /zeri/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *