Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë Mbrëmjet strugane të poezisë

Fillojnë Mbrëmjet strugane të poezisë

25 gusht-Krahas laureatit të sivjemë të kurorës së artë, poetit nga Maqedonia Mateja Matevski, në leximin poetik në hapjen solemne do të marrin pjesë gjashtë poetë që e kanë fituar këtë mirënjohje gjatë pesë dekadave – Husto Horhe Padron nga Spanja, Vasko Grasa Moura nga portugalia, Fatos Arapi nga Shqipëria, Lubomir Levçev nga Bullgaria, Ferenc Juhas nga Hungaria dhe Nansi Morehon nga Kuba.

– Në ambient të ri – në Urën e poezisë në Strugë dhe me me performancë simfonike të “Pikëllimi për jugun”, sonte në ora 21 do të hapen Mbrëmjet e 50-ta strugane të poezisë. Organizatorët paralajmëruanë program dinjitoz të jubileut gjysmëshekullor dhe pjesëmarrjen e 150 poetëve nga pesë kontinente dhe 70 vende.

Krahas laureatit të sivjemë të kurorës së artë, poetit nga Maqedonia Mateja Matevski, në leximin poetik në hapjen solemne do të marrin pjesë gjashtë poetë që e kanë fituar këtë mirënjohje gjatë pesë dekadave – Husto Horhe Padron nga Spanja, Vasko Grasa Moura nga portugalia, Fatos Arapi nga Shqipëria, Lubomir Levçev nga Bullgaria, Ferenc Juhas nga Hungaria dhe Nansi Morehon nga Kuba.

Për herë të parë në vetë festivalin, e jo si deri më tani në Shkup në qershor, do të kumtohet edhe fituesi i çmimit “Vëllezërit Milladinovci” e cila do të ndahet për libër më të mirë poetik nga autor nga Maqedonia midis dy edicioneve të festivalit. Pritet në Strugë të qëndrojë edhe Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESKO-s – i cili është patronazh i festivalit të sivjetmë, ndërsa në bashkëpunim me MSP-në ndan çmimin për libër më të mirë debutant.

MSP në Strugë do të mbahet deri më 28 gusht dhe do t’i ketë të gjitha përmbajtjet standarde programore. Më datën 29 poetët do të udhëtojnë nëpër Maqedoni, ndërsa më 30 gusht MSP-të e 50-ta do të përfundojnë në Shkup me matine poetike në Matkë dhe me takim të poetëve në Suli Han

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *