Home / Sport / Fitore ndaj 11 Oktomvrit, për të haruar Turnovën

Fitore ndaj 11 Oktomvrit, për të haruar Turnovën

‘Mendoj se ndikim të madh në epilogun përfundimtar kishte penaltia dhe kartoni i kuq që në minutën e 17-të. Kjo sikur u shëndrua një pengesë e pakapërcyeshme për ne në vazhdim të ndeshjes’, sqaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës sezonin e ri e nisi me disfatë 2:1 në fushë të Horizont Turnovës. Ky epilog ndoshta ishte i papritur, nga fakti se Shkëndija paralajmëroi lojë për fitore, ndërsa përfundimisht ‘kuqezinjtë’ nga të gjithë mediat në vend rradhiten në mesin e kandidatëve për titullin e kampionit. Disa ditë pas ndeshjes me Horizontin, trajneri Osmani sqaron pikëpamjet e tij dhe arsyet që ndoshta sollën deri te humbja. ‘Mendoj se ndikim të madh në epilogun përfundimtar kishte penaltia dhe kartoni i kuq që në minutën e 17-të. Kjo sikur u shëndrua një pengesë e pakapërcyeshme për ne në vazhdim të ndeshjes’, sqaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili megjithatë mendon se edhe loja e skuadrës nuk ishte në nivelin e ndeshjeve të nivelit që din të sjellë Shkëndija. ‘Ne edhe me 10-të futbollistë ishim skuadra që dominonte në teren. Kirjuam raste që nuk i shfrytëzuam, ndërsa bëmë disa gabime në fazën e mbrojtjes. Në pjesën e dytë nuk arritëm që t’i përmirësojmë gabimet e pjesës së parë, kështu që në fund disfata ishte e pashmangshme’. Loja e të shtunës për Shkëndijën ndoshta ishte paraqitja më e dobët kohëve të fundit. ‘Kuqezinjtë’ edhe përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Partizani, megjithatë sa i përket lojës ishin në nivel, me kritikë të vetme në realizmin e rasteve. Skuadra fitoi edhe Metalurgun në ndeshjen e Super Kupës së Maqedonisë, ndërsa loja e të shtunës sikur dallonte nga të tjerat. Mirëpo rënia e formës, apo një ditë e keqe janë gjëra normale në futboll, që u ndodhin edhe skuadrave më të forta Europiane. Për të konfirmuar se ndeshja me Horizontin ishte vetëm një moment i keq, futbollistët e Shkëndijës do të kenë të dielën kur në Tetovë do të përballen me 11 Oktomvrin. ‘Ndeshja me Horizontin ka kaluar dhe ne duhet të shikojmë përpara. Kemi analizuar gabimet, të cilat shpresoj mos ti përsërisim. Tani na pret dueli me 11 Oktomvrit ku do të kërkojmë fitore dhe tre pikë. Dua të them se skuadra nga Prilepi edhe përkundër humbjes në start, meriton respekt maksimal dhe sipas meje ka gjasa të përzihet në mesin e katër skuadrave te kreut. Këtë e them, pasi ata në përbërje kanë futbollistë të dëshmuar në Ligën e Maqedonisë dhe më gjërë, dhe mendoj se do të jenë skuadër problematike në kampionat. Për këtë ftoj futbollistët e mi të jenë të kujdesshëm dhe me një lojë të mençur të marim pikët e para në kampionat, për të lënë pas humbjen me Horizontin’, përfundoi njeriu i parë i pankinës ‘kuqezi’, Qatip Osmani.

Hasani vjen në kombëtare, pritet ‘OK’ nga Kurtishi

Vazhdon saga rreth transferimit të Ferhan Hasanit jashtë kampionatit të Maqedonisë. Futbollisti i Shkëndijës disa ditë qëndroi ‘jashtë’ në bisedime rreth të ardhmes së tij, mirëpo sipas informatave të fundit vendimi përfundimtar do të presë edhe pak. Hasani kthehet në Maqedoni, për t’u grumbulluar me kombëtaren e vendit, për sfidën me Azerbajxhanin, ndërsa meqë do të jetë në Tetovë, me shumë gjasa do t’i vihet në dispozicion trajnerit Osmani për sfidën me 11 Oktomvrin. Nëse kjo gjë ndodh, me shumë gjasa Hasani do të ketë rastin të përshëndetet me publikun tetovar, para se të marë vendimin për destinacionin e tij të ardhshëm. Ndërkohë pas angazhimit të Oliver Peevit, i cili firmosi me ‘kuqezinjtë’ për 12 muaj, Shkëndija është duke pritur përgjigje pozitive nga Mensur Kurtishi. Parimisht palët kanë arritur akordin dhe deri të premten pritet që Kurtishi të nxjerë ‘haber’ nëse do t’i bashkohet skuadrës së Shkëndijës. ‘’Buba’ vjen në Maqedoni për tu bashkuar me kombëtaren dhe me këtë rast ndoshta do të jetë i pranishëm në takimin e të dielës me 11 Oktomvrin. Pas ndeshjes me përfaqësuesen e Maqedonisë pritet që përfundimisht të vendoset e ardhmja e tij. Sa i përket Kurtishit ne kemi një marëveshje paraprake me atë dhe me shumë gjasa ai do të na bashkohet këto ditë. Për momentin pret një ofertë nga jashtë, ndërsa në rast të dështimit, ai do të veshë fanellën e Shkëndijës. Nëse ndodh kjo gjë, skuadra jonë do të fitojë një kualitet të madh në krahasim me rivalët tonë’, deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *