Home / Lajme / Maqedoni / Folklori i Pollogut në Korenë e Jugut

Folklori i Pollogut në Korenë e Jugut

21 gusht-Për të realizuar këtë udhëtim në Korenë e Jugut, është e nevojshme përkrahja e institucioneve dhe biznesmenëve shqiptarë, thotë përfaqësuesi i kësaj shoqërie, Qefali Havziu

Vallet dhe këngët tetovare do të prezantohen në Korenë së Jugut në fund të shtatorit të këtij viti, pasi që ansambli “Jehona e Malësisë së Sharrit”, këtyre ditëve ka marrë ftesë për në festival në këtë shtet të Azisë.

Ky ansambël tetovarë ka pranuar ftesë për pjesëmarrje në festivalin ndërkombëtarë në Anseong, ku do të marrin pjesë shumica e shteteve të Azisë, por edhe të Oqeanisë. Ansambli i këngëve dhe i valleve “Jehona e Malësisë së Sharrit” nga Tetova, do të jetë pjesë e këtij festivali, që do të grumbullojë bashkë në shtator ansamble nga më shumë se 100 shtete të botës.

Në këtë qytet tetovarët do të qëndrojnë për dhjetë ditë rresht, ndërsa paraqitjen e parë ata do ta kenë më 1 tetor, kurse paraqitja e fundit është më 9 tetor. Qefali Havziu, menaxher i shoqërisë kulturo- artistike” Jehona e Malësisë së Sharrit”, tha se është një kënaqësi që vlerat e mirëfillta kulturore të Tetovës, Pollogut dhe Malësisë së Sharrit të prezantohen në Azi. “Jehona e Malësisë së Sharrit është një muze i trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe qëllimi kryesor i saj është që ato vlera, përveç që të ruhen, të promovohen kudo nëpër botë”, thotë Havziu.

Sipas tij, kjo shoqëri në këtë festival do të paraqitet me valle popullore nga trevat e Malësisë së Sharrit dhe rrafshit të Pollogut. Në këtë pjesëmarrje kjo shoqëri do të paraqitet edhe me kostumin e vjetër që në popull njihet si lurkë. Poashtu në festival do të paraqitet me veshëmbathjet e njohura opingat, tirqit si dhe veshja tradicionale nga rajoni i Pollogut. “Një muaj më parë ne ishim në Turqi, përkatësisht morëm pjesë në Festivalin Alten Karagoz në Bursa, ku u mirëpritëm nga publiku i atjeshëm, pasi që shumica e tyre në atë rajonin ishin shqiptarë nga Maqedonia, Kosova e Presheva, të cilët ishin dëbuar në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar për n Turqi.

Ata ishin të ngazëllyer me paraqitjen tonë”, thotë Havziu. Ai informon se gjatë pjesëmarrjes së tyre në festivalin e Turqisë, kanë arritur të vendosin kontakte me shumë shoqëri artistike nga vende të ndryshme të botës. Për të realizuar këtë udhëtim në Korenë e Jugut , është e nevojshme përkrahja e institucioneve dhe biznesmenëve shqiptarë, thotë përfaqësuesi i kësaj shoqërie, Qefali Havziu. Nga kjo shoqëri apelojnë që sidomos institucionet që udhëhiqen nga shqiptarët të përkrahin prezantimin e kulturës dhe traditës burimore shqiptare në Korenë e Jugut, pasi për këtë ata kanë nevojë që të përkrahën edhe nga sektori privat. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *