Home / Sport / Formula 1, Button fiton çmimin e Hungarisë

Formula 1, Button fiton çmimin e Hungarisë

Ka qenë një garë emocionuese ku kanë spikatur ndërrimet e gomave dhe sfondi i njomur nga shiu. Por pavarësisht këtyre difekteve të vogla, Jenson Button ka arritur të fitojë garën e çmimit të Madh të Hungarisë.

Ai ka lënë pas konkurrentët e tjerë, ku në vend të dytë është renditur Sebastian Vettel me Red Bull, ndërsa në vendin e tretë është Fernando Alonso me Ferrari. Në vendin e katërt të kësaj gare, është renditur Luis Hamilton po me Mclaren.

Jenson Button festoi garën e tij të 200-të në Formula 1 me fitore në Çmimin e Madh të Hungarisë, ku kampioni aktual, Sebastian Vettel shtoi epërsinë në renditjen e përgjithshme duke përfunduar në pozitën e dytë në Hungaroring.

Button me McLaren shfaqi garë të sigurt, pavarësisht shiut të shpeshtë që vështirësoi kushtet për fitimin e garës dhe siguroi fitoren e tij të 11-të në karrierë, duke përfunduar 3.5 sekonda para Vettelit.

Fernando Alonso nga Ferrari doli i treti para Lewis Hamiltonit në McLaren, i cili udhëhoqi për pjesën më të gjatë të garës, por ra prapa për shkak të pesë pit-stopeve dhe një penalizmi.

Rezultatet e garës:

1 Jenson Button
2 Sebastian Vettel
3 Fernando Alonso
4 Lewis Hamilton
5 Mark Webber
6 Felipe Massa
7 Paul Di Resta
8 Sebastien Buemi

Renditja e përgjithshme:

1 Sebastian Vettel 234 pikë
2 Mark Webber 149
3 Lewis Hamilton 146
4 Fernando Alonso 145
5 Jenson Button 134
6 Felipe Massa 70
7 Nico Rosberg 48
8 Nick Heidfeld 34

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *