Home / Lajme / Maqedoni / Fronti opozitar e akuzon pushtetin për shpagim llogarish politike me kundërshtarët

Fronti opozitar e akuzon pushtetin për shpagim llogarish politike me kundërshtarët

16 gusht-
Pushteti menjëherë pas zgjedhjeve vazhdoi me temp të përforcuar të zbatojë politikë për shpagim llogarish politike dhe eliminimin e kundërshtarëve, vlerësojnë në kumtesën e përbashkët partitë politike nga fronti opozitar pas takimit të sotëm në selinë e LSDM-së, të konvokuar me iniciativë të liderit të PIE Fijat Canovski.

Maqedonasit me fe islame janë futur në sherrë dhe konflikte midis tyre, duke implikuar edhe faktorët politik.

Lidhja e Maqedonasve me religjion islam, një organizatë joqeveritare ka akuzuar deputetin dhe liderin e Partisë për Ardhmëri Evropian (PAE), Fijat Canovski se po tenton asimilimin dhe shuarjen e komunitetit maqedonas mysliman në Maqedoni, përmes siç thuhet imponimit të komunitetit të ashtuquajtur “torbesh”.

Kjo organizatë nuk njeh komunitetin torbesh dhe se thekson se bëhet fjalë për qytetarë me përkatësi fetare myslimane dhe me kombësi maqedonase. Ndërkaq, Canovski dhe partia e tij njihen si torbesh dhe se ai ka kërkuar që ky komunitet të përfshihet në preambulën e Kushtetutës së vendit, në mënyrë të barabartë me komunitetet tjera pakicë.

Lidhja e Maqedonasve mysliman ka reaguar ndaj akuzave të Canovskit, se pushteti aktual po ndërmerrë aksione për dëmtimin e torbeshëve. Canovski është pronar i kompleksit tregtar dhe banues “Kosmos”, një pjesë e të cilit dje u rrënua, për shkak të parregullsive në procesin e ndërtimit, por pronari theksoi se bëhet fjalë për pastrim hesapesh të pushtetit aktual me njerëzit që mendojnë dhe veprojnë ndryshe. Akuzat kanë qenë se pushteti i VMRO-DPMNE po merret me zhdukjen e personaliteteve të suksesshme të komunitetit torbesh. Maqedonasit me përkatësi fetare islame janë në numër të konsiderueshëm në Maqedoni, mirëpo ata llogariten në regjistrimet e popullsisë si maqedonas të pastër.

Fronti opozitar e akuzon pushtetin për shpagim llogarish politike me kundërshtarët

Pushteti menjëherë pas zgjedhjeve vazhdoi me temp të përforcuar të zbatojë politikë për shpagim llogarish politike dhe eliminimin e kundërshtarëve, vlerësojnë në kumtesën e përbashkët partitë politike nga fronti opozitar pas takimit të sotëm në selinë e LSDM-së, të konvokuar me iniciativë të liderit të PIE Fijat Canovski.
Në kuadër të konfirmimit të këtillë, fronti opozitar e përmend arrestimin e kryetarit të Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski, ndërprerjen e punës së televizionit A1 dhe gazetave të përditshme “Vreme” “Shpic” dhe “Koha e Re”, shembjen e objektit Kosmos, si dhe sipas tyre “keqpërdorimit politik të lustracionit”.
Sipas frontit opozitar, e përbashkët për të gjitha rastet është se bëhet fjalë për kritikues të shumicës qeveritare, e cila, thuhet në kumtesë, “bën dëme të pakompensueshme ndaj proceseve demokratike të shpagimit të llogaritjes brutale me kundërshtarët politikë”.
“Më ashpër e kundërshtojmë shpagimin e llogaritjeve të këtilla politike nga ana e pushtetit dhe keqpërdorimin e institucioneve për eliminim politik dhe kërkojmë që menjëherë të ndërpritet praktika e këtillë”, thekson fronti opozitar dhe paralajmëron se në të kundërtën do të detyrohen t’i përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për luftën politike dhe demonstrimin e rezistencës qytetare, për të cilën, përgjegjësia e plotë do të jetë e shumicës qeveritare.

Reagim i Koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në kumtesën e LSDM-së për frontin opozitar

Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në reagimin në kumtesën e LSDM-së për takimin e frontit opozitar pyet nëse vetëm pse janë kundërshtarë politikë, shteti duhet t’i lejojë pjesët kriminele të mbrojtësve në partinë opozitare.”E vërtetë është, ne bëjmë ndarje, por kryesisht ndarje të personave të cilët e respektojnë dhe nuk e respektojnë ligjin dhe befason fakti se si madje dy muaj pas zgjedhjeve, nuk kuptoni se politikat e juaja ishin të dlshtuara dhe për këtë takimi juaj i sotëm quhet takim i ashtuquajtur front opozitar, e jo seancë e Qeverisë”, thuhet në kumtesën.Në lidhje me kërcënimet se opozita do të shfrytëzojë mjete të përpjekjeve qytetare, VMRO-DPMNE-ja apelon që mos t’i vendosin qytetarët në skenare të errëta të cilat nuk do t’i sjellin askujt mirë përveç disa personave të LSDM-së, të afërt me kryetarin e partisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *