Home / Lajme / Botë / Fuqia e ‘Ajrin’-it zvogëlohet, por uragani edhe më tej është jashtëzakonisht i rrezikshëm

Fuqia e ‘Ajrin’-it zvogëlohet, por uragani edhe më tej është jashtëzakonisht i rrezikshëm

27 gusht-“Ajrin” në mënyrë të përshpejtuar afrohet drejt bregdetit lindor amerikan, ku mund të kaplojë zona në të cilat jetojnë rreth 65 milionë njerëz, nga Karolina Veriore deri në Angli të Re. Në rrugën e uraganit, mes tjerave do të jenë edhe Uashingtoni, Baltimori, Filadelfia, Nju-Jorku dhe Bostoni.

Fuqia e uraganit “Ajrin” u zvogëlua në kategorinë një nga shkalla e pestë e Safir-Simpsons me afrimin deri te brigjet e shtetit federal amerikan Karolina Veriore, por meteorologët paralajmërojnë se edhe krahas zvogëlimit të fuqisë së tij, ai edhe më tej është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Qendra kombëtare për vëzhgim të uraganit komunikoi se në orën 7:00 sipas Griniçit, shpejtësia e erës është zvogëluar nga 160 në 150 kilometra në orë.

Stuhia lëvizë me shpejtësi prej 22 kilometrave në orë në veri-veriperëndim, qendra e saj ndodhet në rreth 100 kilometra në jug të Kejp Lukaut, në Karolinën Veriore.

Autoritetet në Nju-Jork urdhëruan evakuim në zonave të caktuara të qytetit për shkak të sulmit që vijon nga uragani “Ajrin”, deklaroi dje prefekti i Nju-Jorkut, Majkëll Blumberg.

Ai në konferencën për shtyp theksoi se evakuimi i rreth 250 mijë personave mund të fillojë kur do të hapen vendstrehimet në orën katër pasdite sipas orës lokale. Pesë aeroporte në Nju-Jork dhe rrethinë do të mbyllen sot në orën 16 sipas Griniçit (12 sipas kohës lokale).

Kjo masë është marrë për shkak të afrimit të uraganit “Ajrin.

Do të mbyllen aeroportet Kenedi, Njujark, La Guardia, Stjuart dhe Tetroboro, ndërsa masa vlen edhe për fluturimet brenda vendit edhe për ato ndërkombëtare.

Aviokomopanitë për shkak të “Ajrin”-it kanë anuluar shtatë mijë fluturime nga dhe për aeroportet përgjatë bregdetit lindor të SHBA-së.

Blumberg deklaroi se evakuimi është urdhëruar pasi që autoritetet kanë parë që uragani ka fuqi, e cila mund të lë pasoja serioze.

Uragani “Ajrin” nga Bahamet u afrua drejt Karolinës Veriore dhe deri më tani ka marrë pesë jetë, ndërsa miliona persona përgatiten për hovin e tij, për të cilin pritet që do të jetë më i fuqishëm gjatë fundjavës.

“Ajrin” në mënyrë të përshpejtuar afrohet drejt bregdetit lindor amerikan, ku mund të kaplojë zona në të cilat jetojnë rreth 65 milionë njerëz, nga Karolina Veriore deri në Angli të Re. Në rrugën e uraganit, mes tjerave do të jenë edhe Uashingtoni, Baltimori, Filadelfia, Nju-Jorku dhe Bostoni.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *