Home / Lajme / Maqedoni / Gardianë jo profesional

Gardianë jo profesional

19 gusht-Tek shërbimet për siguri, megjithatë është testuar nëse dinë të komunikojnë siç duhet me të dënuarit, me kohë të identifikojë agresivitetin tek ndonjë i burgosur, ndryshimet në sjelljet e tyre që shërbimet tjera t’u kushtojnë më shumë vëmendje – shpjegon Gavrilovska. Testimi i njohurive të 539 personave të punësuar në burgje dhe në shtëpitë edukativo-korrektuese duhet të tregojë shkallën e njohurive në lidhje me ligjet, realizim të sigurt dhe profesionale të detyrave të punës së personelit të burgjeve

Më shumë se gjysma e të punësuarve në burgun e “Idrizovë” nuk i njohin ligjet dhe kanë shkallë të ulët të njohurive profesionale. Kështu ka treguar testimi për njohuritë e tyre i realizuar nga ana e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Testimi gjithashtu ka treguar se edhe të punësuarit në burgjet tjera dhe qendrat përmirësuese nuk kanë njohuri të mjaftueshme profesionale dhe as nuk e dinë legjislacionin që është i nevojshëm për kryerjen e detyrave të punës. Shumica të punësuarve kanë një nivel të ulët të njohurive, kështu që pavarësisht përvojës në punë, duhet të kalojnë trajnimet fillestare.

“Të siguruarit e stafit profesional në sistemin penitenciar është një proces kompleks që është thelbësor për procesin e risocializimit të personave të cilët u është shqiptuar dënimi me burg ose masë për dërgim në shtëpinë edukativo-korrektuese. Zbatimi i suksesshëm i procesit të risocializimit varet kryesisht në efikasitetin e institucioneve penale-korrektuese dhe edukative-korrektiese, gjegjësisht në kualitetin e stafit ekzistues të të punësuarve”, shkruan në analizën e përgatitur pas testimit të të punësuarve. Të punësuarit me vite të ndryshme të stazhit, janë kontrolluar nëse ata dinë që t’i aplikojnë metodat e trajtimit të të burgosurve. Për shembull, nëse edukatorët dinë me sukses të kryejnë bisedat me të burgosurit, terapitë grupore ose individuale dhe të ngjashme.

Tek shërbimet për siguri, megjithatë është testuar nëse dinë të komunikojnë siç duhet me të dënuarit, me kohë të identifikojë agresivitetin tek ndonjë i burgosur, ndryshimet në sjelljet e tyre që shërbimet tjera t’u kushtojnë më shumë vëmendje – shpjegon Gavrilovska. Testimi i njohurive të 539 personave të punësuar në burgje dhe në shtëpitë edukativo-korrektuese duhet të tregojë shkallën e njohurive në lidhje me ligjet, realizim të sigurt dhe profesionale të detyrave të punës së personelit të burgjeve.

Testimi në “Idrizovë” ka treguar se 57 për qind e të testuarve kanë shkallë të ulët të njohurive të legjislacionit dhe atyre profesionale. Për më tepër, 87 për qind e të punësuarve në sektorin për risocializim kanë treguar njohuri të mjaftueshme dhe aftësi profesionale. Ashtu janë edhe 44 për qind e të punësuarve në sektorin e sigurimit, 50 për qind e të punësuarve në sektorin e mbrojtjes shëndetësore dhe të gjithë instruktorët profesionist. Në burgun “Shkupi” megjithatë, 60,5 për qind të punësuarve kanë shkallë të ulët të njohurive. Nga këto, 71 për qind të të punësuarve në sektorin e risocializimit janë të klasifikuar në këtë grup, si dhe 59 për qind e të punësuarve në sektorin e sigurisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *