Home / Lajme / Botë / Garë për naftën libiane

Garë për naftën libiane

23 gusht-Libia para luftës prodhonte rreth 1,6 milionë barelë naftë të papërpunuar në ditë, që është gati dy për qind nga prodhimi botëror. Përleshjet në vendin verioroafrikan nga shkurti i këtij viti e zvogëluan eksploatimin e burimeve të naftës në 60 mijë barelë maksimale në ditë në vlerë prej 1,5 milionë euro, ndërsa infrastruktura e naftës në këtë vend në masë të madhe është dëmtuar

Kryengritësit libianë paralajmëruan se kur do ta konsolidojnë pushtetin në vend, qasje deri te nafta libiane do të kenë Italia, Franca dhe Britania e Madhe, ndërsa sipas disa pohimeve probleme në eksploatimin e naftës do të kenë Brazili, Kina dhe Rusia, vende të cilat ishin posaçërisht të përmbajtura gjatë përleshjeve në Libi.

Përfaqësuesi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Ven Xhonliang deklaroi sot në Pekin se investimet kineze në Libi vlerësohen në 18 miliardë dollarë dhe se janë të rrezikuara në këtë vend, por që shpreson se bashkëpunimi do të vazhdojë, pasi që sërish do të vendoset stabiliteti në vend.

“Investimet e Kinës në Libi, posaçërisht investimet e lidhura me naftën, janë nga dobia e dnrësjellë ekonomike në bashkëpunimin midis popujve të dy vendeve”, theksoi Ven.

Kryetari i lidhjes afariste ruso-libiane, Aram Shegunc deklaroi kompanive ruse të naftës nuk do t’u lejohet ta ripërtërijnë prodhimtarinë në Libi, në qoftë se kryengritësit dhe NATO e rrëzojnë regjimin e Moamer Gadafit.

“Libinë definitivisht e humbëm. Nuk do të na japin dritë të gjelbër edhe në qoftë se dikush mendon ndryshe, ai mashtrohet shumë”, pohon Shegunc.

Kompanitë ruse, siç janë “Gazprom”, “Gazpromnjeft” dhe “Tatnjeft” investuan miliona dollarë në fitimin e burimeve të naftës dhe gazit në Libi.

Njëkohësisht kompania italiane “Eni” dërgoi ekip të teknikëve në lindje të Libisë, me qëllim që sa më shpejtë që është e mundur t’i ripërtërijnë instalimet e naftës, duke e shënuar me këtë garën për naftë, në të cilën pozicion udhëheqës ka Italia.

Përveç kompanive italiane marrëveshje me Gadafin kishin edhe kompania britanike “BP”, francezja “Total” dhe austriakja “OMV”, si dhe disa kompani amerikane, por sukseset ushtarake të kryengritësve i sollën në pikëpyetje këto marrëveshje.

Libia para luftës prodhonte rreth 1,6 milionë barelë naftë të papërpunuar në ditë, që është gati dy për qind nga prodhimi botëror. Përleshjet në vendin verioroafrikan nga shkurti i këtij viti e zvogëluan eksploatimin e burimeve të naftës në 60 mijë barelë maksimale në ditë në vlerë prej 1,5 milionë euro, ndërsa infrastruktura e naftës në këtë vend në masë të madhe është dëmtuar.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *